Sali Berisha e ka kthyer mashtrimin dhe fake news në sport kombëtar. Ai s’mund të rrijë as në ditë qameti si kjo, pa prodhuar panik. I fshehur pas petkut të ‘qytetarit dixhital’, Berisha ka publikuar sot një foto të Tiranës nën shi të para disa viteve. Ai ka paraqitur ish parkingun pranë ETC-së, dikur edhe lavazh, ku makinat e parkuara janë mbuluar nga uji. Por në atë vend ku Berisha nxjerr foton sot ngrihet pallati Down Town.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar duke thënë se fotoja e përdorur nga Berisha është e vitit 2013 nga parkingu i ETC-së, kur Tirana drejtohej nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

“Foto 1 e Tiranës së Saliut 2013, parkingu i ETC. Foto 2 e Tiranës sot, i njëjti vend DownTown One! Por, seniliteti dhe ligësia e tij - që çdo fatkeqësi kërkon ta përdorë banalisht - janë fatkeqësia e një force që ka degraduar bashkë me të në pusetat e Tiranës #PisBurrë”, shkruan Veliaj. 

Pas reagimeve në rrjet, Sali Berisha ka zgjedhur të fshijë postimin, por pa dhënë një sqarim.


Fotografia e publikuar nga Sali Berisha në Facebook