Bashkia e Tiranës i është kundërpërgjigjur sërish Partisë Demokratike në lidhje me qytetaren Tatjana Lake e cila u paraqit si Fatime Joca. Sipas tyre, Ina Zhupa ka bërë një gafë të dytë.
Zhupa ka publikuar një dokument prokurë të datës 6 dhjetor 2011, që sipas saj, pronarja e shtëpisë, Fatime Joca, i lejon Tatjana Lakes të kryejë veprime me bashkinë.
Por, siç shihet nga dokumenti i publikuar në Facebook nga Zhupa, edhe një qytetar i thjeshtë me njohuri minimale juridike e kupton se dokumenti i publikuar nga Zhupa bën fjalë për një prokurorë të posaçme të lidhur 9 vite më parë, ku Tatjana autorizon Fatimen për të shitur shtëpinë e saj dhe jo që kjo e fundit të marrë pagesën e dëmshpërblimit të tërmetit në bashki.
Kodi Civil në nenin 64 dhe 71 e përcakton mjaft qartë kuptimin e përfaqësimit me prokurorë të posaçme, që në rastin konkret është vetëm shitja e shtëpisë dhe jo çdo veprim.
Ndërkohë, zëdhënëses së PD i është përgjigjur edhe këshilltari për mediat i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi.
“Pasi mashtroi dje paturpësisht, me zë dhe figurë, duke na e shitur znj.Tatjana Lake si znj.Fatime Joca, sot spikerja e PD vazhdon të na hedhë hi syve, duke publikuar një dokument ku thuhet se Fatimja e ngarkon Tatjanën që t'ia shesë shtëpinë. Por, në këtë dokument nuk thuhet kund që Fatimja na ngarkon Tatjanën që të aplikojë për të përfituar nga programi i rindërtimit. Madje, ky dokument ka datën 6 dhjetor 2011! Tani: Ose PD-ja është orakull që parashikon tërmetet, ose është kthyer edhe në agjenci imobiliare! TURP!”, shkruan Renato Kalemi.
Lajmi kryesor:
PD i vjedh identitetin gruas te Njësia 4, punëson aktore që hiqej si e prekur nga tërmeti, Bashkia: Basha, fabrikues fake news
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
22.9%
-
Jo
23.7%
-
Nuk e di
53.3%
Vota total: 11488
Lajme të tjera
-
Duhet të besojmë tek vetja e të forcojmë fitoren e PD
1 Maj, 16:31
-
Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, PD: Kambanë alarmi, Ibrahimaj të dorëhiqet
1 Maj, 13:05
-
Emisioni i RAI 3, debat në Komisionin e Medias, Zhupa: Shqetësuese, sjellja e Ramës! Kushi: S'e kuptoj si mbroni denigrimin e Shqipërisë! Metaj: Triller gazetaresk
29 Prill, 15:06
-
Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve, ju shohin si rrezik
28 Prill, 19:00
-
Rithemelimi do debat/ Elisa Spiropali: Kërkojnë të na vënë përpara një tabaka të përbaltur, emisioni i RAI-t një pabesi ndaj shqiptarëve
26 Prill, 17:25
-
Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë
26 Prill, 17:18
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën Rithemelimit, Zhupa: Butrintin do e mbrojmë deri në fund, i drejtohemi SPAK
25 Prill, 12:46
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30