PD i vjedh identitetin gruas te Njësia 4, punëson aktore që hiqej si e prekur nga tërmeti, Bashkia: Basha, fabrikues fake news

Pas gjashtë blofeve lidhur me denoncimet për pagesat e dëmshpërblimeve, PD ka shkuar edhe më tej duke marrë njerëz që të aktrojnë e duke u kthyer vetë në një fabrikë fake news-esh.

Zëdhënësja e PD-së shpërndau dje për mediat, një kronikë të sajuar e të montuar disa ditë më parë, ku shfaqej me zë dhe figurë një zonjë që pretendonte se quhej Fatime Joca, e cila deklaroi se nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të 21 shtatorit.

Por Bashkia e Tiranës shprehet se zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake.

Sikurse shihni në video një fakt të tillë e pranon edhe zonja që aktroi përkrah Ina Zhupës. Lidhur me këtë fakt ka reaguar dhe Bashkia e Tiranës e cila thekson se është e pabesueshme sesi Lulzim Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në një fabrikuese të rëndomtë fake news-esh alla “Babale”.

“Është po kaq absurde sesi kjo parti vazhdon t’u propozojë qytetarëve të Tiranës vetëm një alternativë, atë të shpifjes, mashtrimit dhe të përdorimit të fatkeqësisë së tërmetit.  Dje, për të shtatën herë radhazi, spikerja e PD-së publikoi një mashtrim sa qesharak, po aq edhe të frikshëm për nivelin se ku ka përfunduar Partia Demokratike. Në përpjekje për të përfituar me tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, dy nga fatkeqësitë më të mëdha që kanë prekur vendin vitet e fundit, spikerja e PD-së shpërndau dje për mediat, një kronikë qesharake të sajuar e të montuar disa ditë më parë, ku shfaqej me zë dhe figurë një zonjë që pretendonte se quhej Fatime Joca, e cila deklaroi se nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të 21 shtatorit.

Në fakt, zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake. Madje, Tatjana nuk është as pronare e shtëpisë për të cilën spikerja e PD-së pretendon se nuk është futur në procesin e dëmshpërblimit për t’u riparuar dhe s’ka si të aplikojë për një banesë që s’është e saja. Për më tepër, as znj. Fatime dhe as znj. Tatjana nuk kanë aplikuar ndonjëherë pranë zyrave të Njësisë Administrative nr. 4 për t’u bërë pjesë e programit të rindërtimit” , thuhet në reagimin e bashkisë.

Teksa shpreh keqardhje  për degradimin e PD-së, Bashkia siguron se ajo dhe qeveria nuk kanë lënë pa ndihmuar as edhe një familje që është prekur nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit.

“Nuk e kuptojmë se çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën dhe spikeren e PD-së, përveç dëshpërimit, të gënjejnë për herë të shtatë dhe kaq shëmtuar qytetarët e Tiranës. Megjithatë, shprehim keqardhjen për degradimin e PD-së në një parti montatore dhe i sugjerojmë të mos i turpërojë më shumë seç i ka turpëruar qytetarët që përdor në montimet e sajuara në SHQUP. E vërteta është se Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë lënë pa ndihmuar as edhe një familje që është prekur nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit. E vërteta është se, Qeveria dhe Bashkia, me mbylljen e të gjitha dëmshpërblimeve dhe rindërtimin e të gjitha shtëpive që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit, po vijojnë me të njëjtin ritëm për mbylljen me sukses edhe të procesit për tërmetin e 26 nëntorit. E vërteta është se qytetarët e Tiranës nuk e votojnë më Lulzim Bashën”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:42
'Gafa e dytë e PD', këshilltari i Veliajt: Dokumenti i publikuar nga Zhupa është i 9 viteve më parë

Bashkia e Tiranës i është kundërpërgjigjur sërish Partisë Demokratike në lidhje me qytetaren Tatjana Lake e cila u paraqit si Fatime Joca. Sipas tyre, Ina Zhupa ka bërë një gafë të dytë.

Zhupa ka publikuar një dokument prokurë të datës 6 dhjetor 2011, që sipas saj, pronarja e shtëpisë, Fatime Joca, i lejon Tatjana Lakes të kryejë veprime me bashkinë.

Por, siç shihet nga dokumenti i publikuar në Facebook nga Zhupa, edhe një qytetar i thjeshtë me njohuri minimale juridike e kupton se dokumenti i publikuar nga Zhupa bën fjalë për një prokurorë të posaçme të lidhur 9 vite më parë, ku Tatjana autorizon Fatimen për të shitur shtëpinë e saj dhe jo që kjo e fundit të marrë pagesën e dëmshpërblimit të tërmetit në bashki.

Kodi Civil në nenin 64 dhe 71 e përcakton mjaft qartë kuptimin e përfaqësimit me prokurorë të posaçme, që në rastin konkret është vetëm shitja e shtëpisë dhe jo çdo veprim.

Ndërkohë, zëdhënëses së PD i është përgjigjur edhe këshilltari për mediat i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi.

Pasi mashtroi dje paturpësisht, me zë dhe figurë, duke na e shitur znj.Tatjana Lake si znj.Fatime Joca, sot spikerja e PD vazhdon të na hedhë hi syve, duke publikuar një dokument ku thuhet se Fatimja e ngarkon Tatjanën që t'ia shesë shtëpinë. Por, në këtë dokument nuk thuhet kund që Fatimja na ngarkon Tatjanën që të aplikojë për të përfituar nga programi i rindërtimit. Madje, ky dokument ka datën 6 dhjetor 2011! Tani: Ose PD-ja është orakull që parashikon tërmetet, ose është kthyer edhe në agjenci imobiliare! TURP!”, shkruan Renato Kalemi.

Ora 14:57
'PD i vjedh identitetin gruas te Njësia 4', Zhupa i përgjigjet Bashkisë! Publikon dokumentet e pronares së shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti

Akuzave të Bashkisë së Tiranës kundër PD-së për 'fake news' lidhur me Fatime Jocën, ka reaguar zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa. Sipas pretendimeve të bashkisë, Fatime Joca gënjeu për identitetin e saj dhe thotë se nuk është ndihmuar nga bashkia pasi iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia Tiranë thotë se ajo në të vërtetë është Tatjana Lake ndërkohë që PD ka publikuar dokumente që sipas tyre faktojnë të kundërtën.

Përmes një postimi në Facebook, Ina Zhupa publikoi dokumentet që Fatime Joca është në pronësi të banesës në fjalë dhe se shtëpia e saj nuk është inspektuar nga ekspertët e bashkisë. Zhupa shkruan se ajo jeton në një shtëpi të pabanueshme dhe se nuk ka asnjë reagim nga institucionet.

Postimi i plotë:

Këto janë dokumentat e shtëpisë së Fatime Joca, që ndodhet në njësinë nr 4. Shtëpia është totalisht në gjendje të pabanueshme.

Tallava Bashkia e di shumë mire se nuk ka aktor apo aktore që të ketë dokumentat e shtëpisë së dikujt tjetër, siç pretendon Bashkia!

Po të kishte patur hallin e qytetarës dhe jo të propagandës mashtruese, Erion Veliaj do të kishte dëgjuar qytetaren, e cila pohon se ekspertët nuk kanë pranuar të shkojnë të bëjnë ekspertizën e shtëpisë dhe ta rregjistrojnë për të marrë dëmshpërblim. Normal,që në këto kushte refuzimi, asaj nuk i del emri tek dokumentat preferenciale të Bashkisë së Tiranës

Në vend që të spiunojë njerëzit dhe të deformojë të vërtetën, Erion Veliaj bën mirë të shkojë e të shohë shtëpinë, të dërgojë njerëz për të bërë ekspertizën dhe t’I japë zonjës Fatime Joca mundësinë për të marrë atë që i takon.

Me shfaqje propagande merret Erion Veliaj, ne merremi me qytetarët

E.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UN FEN TI PI: 11/10/2020 14:54

    SA TURP ÇFAR TRAGJEDIE SA TË PA SKRUPULLT JAN KTO VEMJET E PARTIS WC PD. MJER SHQIPTARËT ME KTO LLOI QELBËSIRA.

    Përgjigju
  • Mondi Barcelona: 10/10/2020 16:59

    Aha me kete formule nuk vini dot ne pushtet Alternative tjeter nuk keni keshtu qe deri sa te keni ndonje program rini aty ku jeni se nuk i duheni kujte

    Përgjigju
  • LORA: 10/10/2020 14:02

    Deri ne 25 prill 2021 do te ballafaqohemi me nje superprodhim te hatashem ne serialin "babale", made in shqup. Kjo eshte e vetmja alternative politike konkurente e tyre,ky eshte programi i tyre politik.C'pune kane ata me progresin dhe prosperimin e jetes se shqiptarve,,,,ideali i tyre i vetem eshte mashtrimi dhe shkelymja e pasurive dhe parase publike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë