Gafa e ekonomistit në takimin e Sali Berishës, harron që bashkinë e drejtonte Basha: Në vitin 2014 erdhi urdhri për largimin nga puna (VIDEO)

Një gafë është bërë nga një ekonomist në takimin e Sali Berishës me të larguarit nga puna. Sipas tij, në tetor të vitit 2014 kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha erdhi urdhri i largimit nga puna për 308 nëpunës civilë.

Ndonëse donte të akuzonte Ramën dhe Veliajn, rezulton se urdhrin për largimin e tij nga puna e ka dhënë Lulzim Basha, jo kryebashkiaku actual që e mori drejtimin në vitin 2015.

“Sot në këtë sallë sjell nëpër mend datën 13 tetor të vitit 2014. Unë kam punuar në Bashkinë e Tiranës, Kryeinspektor i auditit të Bashkisë së Tiranës. Më danë 13 tetor të atij viti, 308 nënpunës civilë të Bashkisë Tiranës u ka ardhur urdhri i largimit nga puna. Gjithsej Bashkia në atë periudhë ka pasur 525 nënpunës civilë. Nga këta 525, 308 janë hequr për një ditë. Na kanë ardhur letrat pothuajse më të njëjtin motivacion pavarësisht nga pozicionet e punës që kishim. I përkthyer motivacioni nëqoftëse më lejoni në formë shakaje, ishte “Agjitacion dhe propagandë kundër regjimit neokomunist të Edi Ramës dhe të vasalit të tij që sot asht në Bashkinë e Tiranës”, tha ekonomisti Mark Uka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Berisha në takim me të larguarit nga puna: Sot vendin e ekspertit e kanë zënë patronazhistët

Kryetari i Rithemelimit Sali Berisha, po zhvillon një takim me persona të larguar nga puna. Ai tha se sot në administratë vendin e ekspertëve e kanë zënë patronazhistët.

“Ju përshëndes dhe ju falënderoj për të gjithë kontributin tuaj thelbësor në detyrat që keni pasur në administratën e shtetit shqiptar. Kontributin që keni dhënë në të gjitha fushat dhe shërbimet që i keni bërë vendit me përkushtim të madh.

Vitet në të cilat ju keni shërbyer në administratë nuk kanë qenë vite të përsosura pune, por kanë qenë vite pune intensive, përpjekjesh të mëdha dhe serioze në të gjitha fushat. Ato kanë qenë vite në të cilat në radhë të parë, u bën përpjekje të mëdha për një administratë eficente, të aftë, shërbëtore të qytetarëve të vendit. Treguesit e punës tuaj, përpjekjeve tuaja mbeten të pakrahasueshëm në çdo aspekt me situatën dramatike të sotme.

Largimet masive nga puna e zyrtarëve të aftë, të përkushtuar, të mirëshkolluar, krijuan mundësi, hapësira që në Shqipëri të rrënohet siguria juridike, të rrënohet rendi, siguria që në Shqipëri me shpejtësi të madhe korrupsioni të shndërrohet në sistem. Ju ishit njerëz të ligjit dhe në periudhat, në vitet e shërbimit tuaj ndaj vendit, ju i shërbyet ligjit. Sot shërbimi ndaj ligjit dhe qytetarit është zëvendësuar totalisht me shërbimin ndaj partisë, klaneve të krimit, drogës, të korrupsionit.

Me punën tuaj, administrata pothuajse tre herë më e vogël se kjo e sotmja përballoi me sukses të madh, reforma të një rëndësie të jashtëzakonshme. Proceset më serioze të vendit, anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stablizim-Asociimit, arritjen e statusit të vendit kandidat, liberalizimin e vizave.

Pra unë nuk them që ato ishin vite vrapi, jo, por ishin vite të ecje të pandalshme progresi në rritje.

Nga 85 mijë punonjës që kishte administrata, sot janë rreth 190 mijë. Sot vendin e ekspertit, e punonjësit të përkushtuar, zyrtarit shërbëtor të qytetarëve, masivishit e kanë zënë patronazhistët dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme”, tha Berisha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së