Numri 2 i PD-së, Flamur Noka duket se është infektuar nga lideri i tij Sali Berisha. Kësaj radhe nuk ishte Berisha që mori vëmendjen për gafat, por vetë Noka.

Nga Vlora, ku shkoi për të festuar Ditën e Pavarësisë, Noka u bë lëmsh dhe deklaroi se flamuri u ngrit në Vlorë nga Skëndërbeu dhe jo nga Ismail Qemali.

“PD në këtë ditë të shenjtë për kombin, uron gëzuar këtë ditë të madhe çdo shqiptari. Është 28 nëntori dita kur Skëndërbeu ngriti flamurin në Vlorë...kur Skëndërbeu ngriti flamurin në Krujë. Është dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe është dita kur u çlirua Shqipëria”, tha Noka.

Në fakt, 28 nëntori përkon edhe me ditën kur Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti më 1443 flamurin e Kastriotëve në Krujë, duke udhëhequr rezistencën kundër Perandorisë Osmane.