Pak orë pas protestës së dhunshme të zhvilluar sot para Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në Facebook. Berisha ka publikuar një foto që sipas tij është efektivja e plagosur në protestë.

Berisha e ka quajtur “policen” e plagosur ‘ndrikull’, që sipas tij nuk ka humbur 4 gishta, por thjesht i është dëmtuar gishti i njërës dorë.

Por fotoja e publikuar nga Berisha është një gafë, pasi siç shihet edhe në foton e siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, policja Ina Muka nuk është efektivja e pretenduar nga Berisha.

Policja Ina Muka e shtrirë në Spitalin e Traumës

Pas publikimit të Berishës, nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të faqes së tij në Facebook, të cilët i shkruajnë se është e turpshme që një burrë shteti të quajë një police: Ndrikull.

Një orë pas publikimit, Berisha e fshiu postimin, të cilin Shqiptarja.com e risjell të plotë.

Fotoja e publikuar nga Berisha, ku e quan policen e plagosur "Ndrikull"
 

Fotoja e publikuar nga Berisha dhe komentuesi që 'masakron' ish-kryeministrin

Postimi i Berishës në Facebook:

Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat!

Te dashur miq, kjo eshte ndrikulla per te cilen mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu, sipas te cileve ajo ka humbur 4 gishtrinje nga eksploziv i hedhur nga protestuesit. Siç shihni nga foto ajo ka nje demtim te nje gishti ndaj dhe nuk eshte fashuar as pellemba dhe as gishtrinje te tjere.

Duke i thene te shkuara, le te keshillojme ndrikullen me uniforme te ruaj gishtrinjte sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat per hir te vijes se kuqe!

ps: Vendosja e policeve ne rreshtin e pare perballe demostruesve eshte model i Gedafit. sb