-
Opinion
Kurbani në Astir, gjithë mashtrimet për rrugën drejt Tiranës
Jeta e polices Ina Nuka ka ndryshuar shumë që prej nëntorit të 2018-ës. Sot emri i saj i thotë pak kujtesës së shkurtër të Tiranës, por klithmat e vajzës kur një kapsollë luftarake i dëmtoi gishtat e dorës në protestë, vazhdojnë të jetë ulërima pa jehonë që akuzon shumëkënd. Ina u plagos bashkë me protestues të tjerë dhe kolegë të saj në përplasjet e dhunshme të banorëve të Astirit dhe opozitës me policinë, në një nga ngjarjet më absurde që ka prodhuar tranzicioni absurd, qesharak e kriminal shqiptar.
29 Korrik 2021, 15:37 -
Hapet tregu, p/ligji: Fishekzjarrët do të shiten nga 15 dhjetor-1 janar (VIDEO)
Pas më shumë se dy vitesh qeveria shqiptare rihap tregun e fishekzjarreve. Ato do të lejohen të shiten nga 15 dhjetori në 1 janar dhe do të lejohet të përdoren nga personat mbi 18 vjec nga 27 dhjetori deri më 1 Janar. Kushti i vendosur për tregtarët nga Ministrja e Mbrojtjes është detyrimi për të ruajtur të dhënat me anë të një kodi për çdo fishekzjarr deri në 10 vite.
28 Gusht 2020, 11:32 -
'Medalje Nderi' për efektiven që ju këputën gishtërinjtë në protestën e PD! Lleshaj bën paralajmërimin e fortë
Kushdo që godet një punonjës të policisë gjatë ushtrimit të detyrës, do të dënohet rëndë. Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka propozuar ashpërsim të Kodit Penal për ata që godasin punonjësit e Policisë. Këtë njoftim e dha ministri Lleshaj teksa i akordoi “Medaljen e Nderit” punonjëses së policisë Ina Nuka, e cila u plagos gjatë protestave të opozitës të 22 nëntorit 2018, përpara selisë së Kuvendit.
29 Mars 2019, 13:33 -
Dëmtoi rëndë gishtat në protestë/ Ina Nuka do niset sërish në Turqi për një tjetër ndërhyrje kirurgjikale (VIDEO +FOTO)
Efektivja e "Shqiponjave" Ina Nuka do të niset sërish drejt Turqisë për të kryer një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në gishtat e dëmtuar nga protesta e banorëve të "Unazës së Re" përpara Parlamentit. Ditën e sotme, e shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Ina ka vizituar ambasadën turke në Tiranë ku është pritur nga ambasadori Murat Ahmet Yörük.
18 Janar 2019, 20:49 -
Shpërblimi i Ramës për Ina Nukën, Spaho: Sa mirë që e ndihmove, ndërsa djalin e deputetit të PD që theu shtyllën kurrizore e mashtrove
Deputeti i PD, Edmond Spaho e ka cilësuar vendimin e qeverisë për të shpërblyer efektiven e plagosur Ina Muka me 12 paga, si të pabesueshëm. Spaho ka risjellë në vëmendje rastin e sportistit Leonardo Frrokaj, i cili dëmtoi rreth një viti më parë shtyllën kurrizore, e sipas tij askush nuk financoi për shërimin e tij.
27 Dhjetor 2018, 12:03 -
-
Bujar Nishani i shqetësuar për Ina Nukën, i është turrur polices se mos merr privilegje si ai
Debati rreth Bujar Nishanit, ishte se e zgjodhën kur nuk shkonte dot as në tualet vetëm dhe përtej hallit shëndetësor të tij. Ndryshe nga ç’mund t’i ndodhte dikujt tjetër në çdo vend demokratik në botë, në një shtet privat si Shqipëria, Bujar Nishanit, ju bë fat halli fizik për t’u bërë President. Tani meqë vetë ju bë fat gjymtimi fizik, qenka i shqetësuar që mos t’i bëhet fat as polices Ina, prerja e gishtërinjve
23 Dhjetor 2018, 22:56 -
-
‘Nëse do të isha vonuar edhe dy orë do ta kisha humbur dorën’, Rama premton shpërblim financiar për efektiven Ina Nuka
Gjatë takimit me kryeministrin, efektivia e forcave “Shqiponja” ka treguar edhe detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në gishtat e dorës në një klinikë në kryeqyetin e Turqisë.
23 Dhjetor 2018, 10:54 -
Dje u kthye nga Turqia, ministri i Brendshëm takohet me Ina Nukën: Model për rininë e vendit tonë
Dje ajo u kthye nga Ankaraja, nga një spital të specializuar ku edhe u bë i mundur rekuperimi i dy gishtërinjve të dëmtuar rëndë nga kapsolla gjatë tre ndërhyrjeve kirurgjikale në këtë spital.
22 Dhjetor 2018, 13:47 -
Pas kurimit në Turqi, kthehet në Tiranë efektivja Ina Nuka: S'kam ndërmend të tërhiqem nga policia (VIDEO)
Ina Nuka është pritur sot në aeroportin e Rinasit nga familjarë, të afërm dhe zyrtarë të policisë së shtetit. Fjalët e para të Inës ishin se pavarësisht plagëve të rënda që mori në protestën e banorëve të "Astirit" në dy gishtat e dorës, ajo nuk do largohet nga Policia e Shtetit, pasi kjo ka qenë ëndrra e saj.
21 Dhjetor 2018, 22:16 -
-
U plagos në protestë, efektivja Ina Nuka del me sukses nga operacioni në Turqi, zgjati 7 orë (FOTO)
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai ka publikuar një foto të efektives në faqen e tij në Facebook, ku thekson se pas 3 operacionesh në Ankara, ku i fundit sot zgjati 7 orë ndihet më e lehtësuar
12 Dhjetor 2018, 21:42 -
Depoziton në Apel kërkesën për heqjen e arrestit me burg. ‘Report Tv’ siguron vendimin që la në burg Drobajn për plagosjen e Nukës
Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg të riun Danjel Drobaj që akuzohet se hodhi kapsollën në drejtim të efektives së policisë, Ina Nuka, gjatë protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’ përpara parlamentit, më 22 nëntor 2018. Prova më e fortë e prokurorisë janë pamjet filmike, ku Dobraj duket duke hedhur kapsollë
4 Dhjetor 2018, 11:37 -
Plagosja e polices, Ministria e Brendshme: Do të ndërpritet importi i kapsollave, ja dëmet që mund të shkaktojnë (VIDEO)
Në Shqipëri nuk do të tregtohen dhe as do të përdoren më kapsolla. Ministria e Brendshme ka vendosur të ndalojë kapsollat dhe çdo person do të arrestohet nga Policia nëse i mban ato. Ndërkohë nëpërmjet eksperimenteve Ministria e Brendshme tregon me video se kapsolla është në gjendje të të pres gishtat nëse shpërthen në dorë.
27 Nëntor 2018, 13:41 -
-
-
-
-
Hodhi kapsollën që i dëmtoi gishtat polices Ina Nuka, ‘burg pa afat’ për Daniel Drobaj (FOTO+VIDEO)
Janë këto pamjet e 18 vjeçarit Daniel Drobaj, i cili pas arrestimit u paraqit në gjykatën e Tiranës me dorën e djathtë të fashuar. Ndaj Drobajt rëndojnë akuzat për “Plagosja e rëndë me dashje, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim.
26 Nëntor 2018, 15:25