VIDEO/ Gafat e Biden, quan presidentin e Ukrainës Putin, Kamala Harris e ngatërron me Trump! Por, s’tërhiqet nga gara për President: Duhet ta mbaroj këtë punë

“Më duhet ta mbaroj këtë punë, ka shumë gjëra në lojë”. Nëse Joe Biden që mbajti konferencën e fundit për shtyp të samitit të NATO-s mbrëmë do të ishte paraqitur edhe në debatin e Atlantës me Trump, ndoshta gjysma e botës nuk do të diskutonte tani nëse ai duhet të tërhiqej nga gara presidenciale. Megjithatë, siç shkroi George Clooney në New York Times, nuk është e lehtë të fshihet ajo që 51 milionë spektatorë kanë parë me sytë e tyre, dhe për këtë arsye orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse një mbrëmje mund të jetë e mjaftueshme për të fshirë tjetrën, me gjithë frikën që ka ngritur për aftësinë për t'i dhënë fund fushatës dhe për të shmangur kthimin e një presidenti që kërcënon të minojë rendin global të bazuar në rregulla.

Biden nuk u paraqit mirë në konferencën më të rëndësishme për shtyp të karrierës së tij politike, duke bërë një tjetër gafë të tij ndërsa prezantoi Zelensky në samitin e NATO-s kushtuar Kievit: "Dhe tani ju prezantoj presidentin e Ukrainës, Vladimir Putin”.

Ai sapo kishte bërë gabimin më të rëndë që mund të imagjinohej, në samitin ku duhej të tregonte se ishte ende i aftë të drejtonte SHBA-në dhe të fitonte zgjedhjet e nëntorit. Ai e korrigjoi shpejt gabimin, duke u kthyer në mikrofon dhe duke thënë: “President Putin – ne duhet ta mundim Presidentin Putin… Këtu është Presidenti Zelenskyy”, tha Biden. Ai më pas shtoi: "Jam shumë i fokusuar në mundjen e Putinit", në një përpjekje për të shpjeguar gafën e tij. "Unë jam më mirë," u përgjigj Zelenskyy. "Ju jeni shumë më mirë," u përgjigj Biden. Por a mjaftonte kjo?

Më pas në fillim të konferencës për shtyp, Biden bëri një tjetër gafë, duke e quajtur zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris "Zëvendës President Trump". Ai as që e vuri re këtë gabim, ndërsa vijoi të thonë se: "Nuk do ta kisha zgjedhur nëse nuk do të isha i bindur se ajo mund të ishte zv.presidente. Dhe ajo po e vërteton këtë me efektivitetin e saj, në përballjen me çështje të tilla si shëndeti i grave”. Kjo fjali e Biden mund të dukej si mundësi për t'u zëvendësuar, por më pas ai shtoi: "Sigurisht që ka njerëz të tjerë të aftë për të mposhtur Trumpin, por të nisësh nga e para është shumë e ndërlikuar".

Gazetarët e pyetën lidhur me shëndetin e tij, por ai nuk pranoi se kishte probleme: “Thjesht thashë se duhet të menaxhoj më mirë kohën dhe forcën time”. Pra, ai nuk e sheh kuptimin që t'i nënshtrohet analizave neurologjike, për të vërtetuar se është mirë: "Bëra tre analiza dhe të gjitha shkuan mirë. Nëse do të më urdhëronte doktori, do ta bëja. Përndryshe nuk ka arsye. E vetmja gjë. Ajo që sjell mosha, nëse e shikoni me vëmendje, është pak më shumë mençuri."

Biden këmbëngul se do të qëndrojë në garën presidenciale: "Unë jam personi më i kualifikuar për të mundur Trumpin. Nuk kam ndërmend të tërhiqem, përveç se nëse dikush më tregon se nuk kam asnjë shans për të fituar. Por asnjë sondazh nuk e mbështet këtë fakt dhe fushata sapo ka filluar”. Nëse duan, delegatët në Konventën Demokratike të Gushtit në Çikago "do të kenë lirinë të votojnë për ndonjë kandidat tjetër. Por nuk do ta bëjnë, sepse unë fitova zgjedhjet paraprake dhe mbetem personi më i kualifikuar për të mundur Trumpin."

Më pas ai diskutoi politikat e tij, arritjet e administratës, rënien e papritur të inflacionit në 3% të shpallur dje, sukseset në mbajtjen e samitit të NATO-s së kundër agresionit të Putinit, si dhe frenimin e Netanyahut në Gaza, ose frenimin e liderit kinez Xi. Biden është i bindur se do vazhdojë garën dhe s’bëri asnjë hap pas” “Jam i vendosur të vrapoj, edhe nëse e kuptoj nevojën për të qetësuar frikën”. Mbetet për t'u parë nëse sot të njëjtin mendim do të kenë edhe drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha votuesit, të cilët sipas sondazhit të fundit të CBS dy të tretat do të donin tërheqjen e tij.

Një grup këshilltarësh të Bidenit janë bindur se ai nuk mund të fitojë zgjedhjet kundër Trump dhe për këtë arsye do të përpiqen ta shtyjë atë drejt tërheqjes.

Konferenca e mbrëmshme për shtyp u konsiderua si testi i fundit që i është bërë presidentit, për të vërtetuar se ai ende mund të udhëheqë fushatën elektorale, por lëvizjet për ta zëvendësuar tashmë duket se kanë nisur.

Faqja e internetit Axios shkroi se udhëheqësi i shumicës në Senat, Schumer, ka thënë privatisht se është i gatshëm të konsiderojë zëvendësimin e Joe. Udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Jeffries thirri një takim të ri për të diskutuar hapat e ardhshëm. Vetëm e majta e Partisë, e udhëhequr nga senatori Sanders dhe kongresmenja Ocasio, mbetet e palëkundur në mbrojtje të Bidenit, pasi e kishte sulmuar rëndë atë në Gaza, por në këmbim kërkon që ai të miratojë plotësisht axhendën e tij.

Sipas Neë York Times , disa nga ndihmësit e presidentit do të përpiqen ta shtyjnë atë të tërhiqet nga gara duke u përpjekur ta bindin atë se nuk mund të fitojë dhe se zëvendëspresidentja Harris mund të mundë Trump. Shtëpia e Bardhë e mohonë këtë, por Times shkruan sërish se në prapaskenë kanë filluar të bëjnë analiza dhe sondazhe për të vlerësuar aftësinë e Kamala për të mbizotëruar ndaj Donald Trump. Mëngjesin e djeshëm, këshilltarët e tij më të afërt, Steve Ricchetti, Mike Donilon dhe Jennifer O'Malley Dillon, shkuan në Capitol Hill për të bindur senatorët që të mos e braktisnin Biden, pak orë para konferencës për shtyp./La Repubblica

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Gafat e Biden, Trump nuk i kursen ironitë ndaj tij dhe sulmon George Clooney: Totalisht dështak, nën kontrollin e Obamas

Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social ‘Truth’ lidhur me gafat e presidentit amerikan dhe rivalit të tij Joe Biden, teksa iu referua presidentit Zelensky si presidenti Putin.

Trump nuk i kurseu ironitë me Biden teksa i uroi ‘Suksese Joe’ në garën presidenciale kundër tij në nëntor. Më tej, Trump nuk la pa sulmuar edhe aktorin Hollivudian, George Clooney.

Ky i fundit njihet si mbështetës i demokratëve dhe Bide, megjithatë i ka kërkuar Bidenit të mos kandidojë në këto zgjedhje.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkoder: 13/07/2024 04:46

    Ky Biden duhet te hiqet e te zevendesohet me nje koke si pershembull Rama

    Përgjigju
  • XXX: 12/07/2024 10:25

    Plak matuf, ik ri ne shpi.

    Përgjigju
  • @papa: 12/07/2024 09:22

    Ky i ka lëshu pllumat me kohë.Tkishte qen tjetër kush në ven të tij do e kishin nxjerr nga drritarja ,jo nga dera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!