Këngëtarja Lady Gaga ka thyer të gjithë kufijtë me veshjet dhe sjelljen e saj të çuditshme.

Tanimë ajo do të bëjë diçka të cilën askush se ka bërë më parë.

27 vjeçarja ka deklaruar se ajo do të shënojë historinë duke performuar në hapësirën kozmike në vitin 2015.

lady gaga

Kjo do të jetë diçka të cilën njerëzit se kanë parë kurrë më përpara.

Këngëtarja e hitit “Applause” do të shkojë drejt hapësirës në bashkëpunim me kompaninë ‘Virgin Galactic” dhe ajo po planifikon të ketë një trajnim vokal për tu siguruar që të ketë notat e duhura në një mjedis pa gravitet. 

Gaga do të performojë në ditën e tretë të festivalit Zero G Colony i cili do të zhvillohet në bazën e nisjeve të anijeve kozmike në Nju Meksiko, ekzaktësisht gjashtë muaj pas fluturimit të parë komercial të Virgin Galactic.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)