Gaiani: Këto zgjedhje progres i
dukshëm, ja ç'duhet përmirësuar
VD/Intervista e plotë me ambasadorin

TIRANE - Zgjedhjet e 21 qershorit, ishin dukshëm më pozitive se zgjedhjet e kaluara. Kështu i konsideron ambasadori italian në Tiranë Massimo Gajani në një intervistë për A1 Report. Zoti Gajani vlerëson si shumë pozitive atmosferën para zgjedhore, sidomos në garën e Tiranës, por pa harruar se gjithashtu administrimi ishte një hap para krahasuar me votimet e kaluara. Në lidhje me mangësi të procesit, diplomati italian nënvizon se problem mbetet roli i madh i partive politike. 

“Besoj se zgjedhjet në përgjithësi qenë një sukses. Atmosfera ishte e qetë, nuk pati incidente të qenësishme. Për mendimin tim përbëjnë një progres pasi qenë më të mirat përsa i përket atmosferës, administrimit në përgjithësi të makinës zgjedhore, një progres krahasuar me të kaluarën, një hap në drejtimin e duhur. Megjithatë ka dhe mangësi apo përmirësime që duhen kryer. Raporti që do të përgatisë misioni OSBE/ODIHR do të japë udhëzimet e duhura. Për mendimin tim nevojitet të forcohet aparati shtetëror, administrata publike. Problemi kryesor sot në Shqipëri është roli i fuqishëm i partive politike në zgjedhje. Ndërsa nevojitet që Administrata publike të jetë e pavarur, e ndarë nga partitë, të qëndrojë mbi palët e të kryejë një rol me të madh. Nëse partitë politike duan të luajnë lojën e tyre, për shembull në një lojë futbolli, vijat kufizuese të fushës duhet të përcaktohen nga të tjerët, duhet të jenë të drejta e më pas partitë mund të luajnë lojën e tyre. Ndaj të gjitha këto përmirësime janë të rëndësishme. Unë pata rastin të vizitoj disa qendra votimi, e vura re shtetas me dëshirën për të shprehur vullnetin e tyre, rezultatet e dëshmuan ketë, votuan në mënyrë të pavarur, por sigurisht ka ende përmirësime që duhen kryer”, u shpreh kryediplomati italian.

Në lidhje me çështjen e dekriminalizimit, ambasadori Gajani, thotë se ka ardhur koha për një ligj të qartë që ndalon persona me rekorde kriminale të jenë në poste publike. Gajani thotë se nuk mundet që person më të kaluar kriminale të administrojnë paratë publike. Megjithatë ai thekson se duhet edhe vullneti politik për këtë çështje. 

Duhet te them se cilësia e kandidateve ketë here ka qenë mëse mirë se në të shkuarën. Gjithshtu pozitiv është fakti që është folur për këtë problem. Unë do të preferoja ta quaja, sikundër në në Itali, mos kandidueshmëri se sa dekriminalizim pasi është një rrugëtim që duhet të çojë drejt mos kandidimit persona të cilët në jetën e tyre kanë përjetuar përvoja të cilat nuk bëjnë të mundur kryerjen e funksioneve publike. Mund të merren me veprimtari të tjera, me tregti, apo diçka tjetër, ndërsa administrimi i pasurisë publike kërkon njerëz me një të shkuar të pa njollosur në mënyre që qytetaret të kenë besim tek ta. Normativa paraqet disa mangësi ndaj dhe duhet të rishikohet e të krijohet një kornize e qarte në mënyrë që të përcaktohet qartazi se kush mund të kandidojë e cilat janë rrethanat që nuk e bëjnë të mundur kandidimin. Krahas kësaj kemi dhe vlerësimin politik, pasi jo gjithçka mund të gëzojë vetëm vlerësimin juridik”, - tha Gaiani.

Ambasadori Gajani ndalet edhe te situata politike duke thënë se duhet që mazhoranca dhe opozita të gjejnë gjuhën e kompromisit, me një opozitë që të luajë rolin e saj, por gjithashtu edhe mazhoranca te jetë më tolerante. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave