TIRANE- Studimi në Itali i të rinjve shqiptarë dhe mësimi i gjuhës në mënyrë perfekte, si një italian, të jep mundësi për të gjetur punë. Kështu u shpreh dje Ambasadori Italian në Shqipëri Massimo Gaiani gjatë panairit të organizuar nga Instituti Italian i Kulturës me temë “Të studiosh në Itali”.
“Numri i biznseve italiane në Shqipëri është rreth 400 dhe mungesa e gjuhës ka qenë diskriminimi i vetëm për këto vende pune. Prandaj dua t’ju bëj apel të rinjve që ta mësojnë gjuhën italiane”, - theksoi Gaiani. Ambasadori vlerësoi nismën për tu prezantuar të rinjve shqiptarë universitete italiane dhe kjo sipas Gaianit, tregohet dhe numri në rritje i universiteteve që ishin pjesmarrës këtë vit. Aktiviteti “Të studiosh në Itali” ka mbledhur të rinjtë e interesuar për të kryer studime në Itali.
Nëpëmjet këtij aktiviteti universitete të ndryshme italiane me anë të përfaqësuesve të tyre kanë prezantuar programet dhe ofertat e tyre. Ishin 18 universitet italiane që morën pjesë në panairin “Të studiosh në Itali”. Interesi i lartë për të studiuar në shtetin fqinj, duket dhe nga shifrat e të rinjve që kanë zgjedhur këto universitete gjatë viteve të kaluara. Sipas Ministrisë së Arsimit, mesatarisht gjatë 3 viteve të fundit, në Itali kanë studiuar rreth katër mijë të rinj. Një ndër universitetet italiane, i cili ka mirëpritur më tepër studentë shqiptarë gjatë viteve është dhe Universititi i Perugias.
Në një intervistë për A1 Report pedagogia Elena Stanghellini shprehet rreth eksperincave me studetët shqiptarë gjatë viteve të kaluara. “Shumë e këndshme me të vërtetë shumë e këndshme. Janë studentë shumë të vendosur dhe shumë të mirë. Kanë kuptuar që duhet të jenë evropianë, janë të kujdeshëm, janë të motivuar. Flasin një italishte të përkryer ndonjëherë e shkruajnë edhe më mirë se studentët tanë. Jemi shumë të lumtur që kemi studentë shqiptarë”, - u shpreh Stanghellini. Ky është viti i tretë që panairi “Të studiosh në Itali” organizohet në vendin tonë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com