BERAT – Ambasadori i Republikës Italiane në Shqipëri, Massimo Gaiani, nga qyteti i Beratit ku zhvilloi një takim me autorite të larta të qytetit, iu drejtua politikës shqiptare me një mesazh, duke kërkuar që forcat politike të bëjnë maskimumin me qëllim marrjen e statutist të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, duke nisur që me procesin e zgjedhjeve, për të cilat uroi që të kryen në një klimë të mirë

“Uroj që zgjedhjet në vendin tuaj të kryhen në klimë të mirë me qëllim që të mundësoshet përshpejtimi i integrimit të vendit”, u shpreh ambasadori Gaiani para personaliteteve si prefektit Bujar Hoxhaj, Kryetarit të Keshillit të Qarkut Berat, Petrit Sinaj dhe Kryetarit të Bashkisë, Fadil Nasufi.

Kreu i ambasadës Italiane në Shqipëri Gajani ishte gjatë ditës së sotme në qytetin muze të Beratit, ku u takua me krerët vendorë dhe morri pjesë në inaugurimin e degës së Bankës Intesa San Paolo në këtë qytet, e cila nisi sot shërbimet për klientë, individë e korporata dhe në qytetin e Beratit. Fillimishtë Ambasadori Italian zhvilloi takime me krerët vendorë, kryetarin e Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, kryetarin e këshillit të qarkut Petrit Sinaj, prefektin e qarkut Bujar Hoxhaj.

Ambasadori u njoh nga krerët vendorë më nga afër me Qarkun e Beratit, pozitën e tij gjeografike, popullsinë, aktivitetet private, prespektivat e zhvillimit nëpërmjet turizmit dhe u diskuktua mbi mundësitë e bashkpunimit mes dy vendeve. Më pas ambasadori Italian Gaiani, ju përgjigj interesit të medias në lidhje me situatën politike në vendin tonë, ku dha dhe mesazhin e qartë se politika në Shqipëri duhet të bëjë maksimumin për të ecur përpara në intergrimin e vendit, duke vënë theksin tek zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit, për të cilat uroi që ato të kryen në një klimë të mirë.

“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara drejt procesit të integrimit europian, që është një proces kompleks dhe kërkon shumë angazhim nga të gjitha palëve. Mbetet ende shumë për tu bërë sic është miratimi i tre ligjeve . Italia uron që dhe këto hapa të fundit të kryen dhe Italia mbështet fuqijshëm hyrjen e Shqipëris në Bashkimin Europian. Italia i bën apel të gjitha forace politike që të bëjnë maksimumin e tyre për të marr statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Shpresoj që zgjedhjet të zhvillohen në një klimë të qetë që parlamenti i ri të filloj menjëherë me qëllim që të miratohen këto tre ligjet. Koha është e shkurtër dhe ne urojmë që kjo të realizohet sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi Gaiani.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)