Galeria Kombëtare hap dyert 
për artin e të burgosurve

Galeria Kombëtare hap dyert <br />për artin e të burgosurve
TIRANE- Një ekspozitë me punimet artistike dhe artizanale të të burgosurve është çelur dje në Galerinë Kombëtare të Arteve. Eskpozita u çel nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve, ku autorë ishin të burgosur nga e gjithë Shqipëria.

Ekspozita u hap në sallën “Motra Tone” të Galerisë Kombëtare të Arteve, ku të pranishëm për të parë nga afër punimet ishin drejtues të instituconeve të ekzekutimit të vendimeve penale, punonjës socialë që njohin dhe nxisin aftësitë krijuese të personave të privuar nga liria, familjarë të të burgosurve pjesëmarrës në ekspozitë, përfaqësues nga organizatata që operojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe media.

Ekspozita e konceptuar me motivin “Edukimi përmes artit”, vjen si një risi në llojin e vet, pasi kjo është hera e parë që personat me liri të kufizuar ekspozojnë punimet e tyre në një institucion kombëtar të kësaj rëndësie, siç është Galeria Kombëtare e Arteve. Përpara hapjes së ekspozitës “Edukimi përmes artit” u mbaj një konferencë për shtyp, ku në panel ishin zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bledar Skënderi, dhe kuratori i ekspozitës, Ylli Drishti.

Arben Isaraj bëri vlerësime të veçanta për ekspozitën dhe tha se “kjo ekspozitë shpreh tendencën gjithnjë e më pozitive në përqasjen ndaj burgjeve jo si institucione të mbyllura, por si institucione ku jeta vazhdon po njësoj, njerëzit arrijnë të shprehin botën e brendshme dhe të ushqejnë pasionet dhe aspiratat e tyre”.

Ndërsa drejtori i burgjeve, Artur Zoto, u shpreh se “Rehabilitimi i personave në konflikt me ligj mbetet prioriteti kryesor i veprimtarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”.
Ekspozita do të qëndrojë hapur për vizitorët falas përgjatë dy ditëve në vazhdim. Por, e veçanta e këtij organizimi ishte pjesëmarrja e vetë të burgosurve që kishin paraqitur punimet e tyre, nga të cilët u shpallën tre fitues.
 
Ndarja e çmimeve
 
Çmimi i parë iu dha Vesel Hoxhës, nga IEVP Elbasan, me pikturën “Natyrë e qetë” (shegë në tryezë), i cili përfitoi mundësinë e një ekspozite personale me punimet e tij, që do të përgatitet në muajt në vijim;
Çmimi i dytë iu dha Albana Lazajt, e IEVP “Ali Demi”, për punimet artizanale në grep, qëndisje dhe objekte me rruaza, e cila përfitoi mundësinë e botimit të një katalogu me punimet e saj
Çmimi i tretë iu dha Niku Beqirit, i IEVP Peqin, për pikturën “Natë me hënë”, i cili përfitoi një set me telajo, penela dhe bojëra.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni