Galeria Kombëtare s'mbyllet në verë
në gusht eskpozita e Alkan Nallbanit

Galeria Kombëtare s'mbyllet në verë<br />në gusht eskpozita e Alkan Nallbanit
Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë do të jetë e hapur për publikun gjatë gjithë muajve të verës. Ndryshe nga institucionet e tjera që i kanë përfunduar premierat e sezonit artistik dhe do të qëndrojnë përafërsisht dy muaj të mbyllura, Galeria Kombëtare është i vetmi institucion që nuk ndërpret aktivitetin e saj. Deri në fund të gushtit do të vijnë ekspozita të reja, pohon Drejtori i Galerisë Kombëtare Artan Shabani, i cili na bën me dije se do të çelet edhe ekspozita e artistit të mirënjohur Alkan Nallbani, e cila do të hapet më 19 gusht dhe do të mbyllet në katër shtator. 

Kjo është ekspozita e parë vetjake e Alkan Nallbanit në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Shumica e veprave të Nallbanit janë realizuar në Amerikë ku ai banon aktualisht, por pjesa më e madhe e punimeve së tij i dedikohen jetës shqiptare. Gjatë këtij muaji në Galerinë Kombëtare qëndron e hapur një nga ekspozitat më të rëndësishme me vepra nga koleksioni i Muzeut Ludvig në Budapest, që do të jetë e hapur deri më 14 gusht. 

Një tjetër ekspozitë e titulluar “MIGEL DE SERVANTES OSE DËSHIRA PËR TË JETUAR” e fotografit të madh spanjoll Navia do të zgjasë deri më 28 korrik. Galeria Kombëtare gjatë verës do të çelë dhe ekspozita jashtë vendit. Në muzeun e artit bashkëkohor në Budapest do të çelet ekspozita që mban titullin “BALENA QË ISHTE NËNDETËSE”. Kjo ekspozitë lidhet me qëndrimet bashkëkohore në art të artistëve shqiptare dhe në Kosovë dhe do të qëndrojë e çelur deri më 11 shtator.

galeria kombetare
galeria kombetare
galeria kombetare
galeria kombetare
 Foto të tjera..

Redaksia Online
AL.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë