TIRANE - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka dhënë masën administrative gjobë për 9 zyrtarë të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private. Sipas ILDKPKI, në zbatim të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” për 9 zyrtarët është vendosur gjobë ndaj tyre në vlerën 50 mijë deri në 100 mijë lekë të reja.
Në mesin e zyrtarëve ndaj të cilëve është vendosur masa administrative është edhe ish-drejtori i Departamentit të Emisionit të Parasë në BSH, Dorian Çollaku, i cili ndodhet i arrestuar lidhur me skandalin e vedhjes së thesarit.
Më poshtë zyrtarët e vendosur masë administrative:
- Dorian Çollaku, ish – Drejtor i Departamentit të Emisionit, Banka e Shqipërisë, nuk ka dorëzuar“Deklaratën pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
- Elisabeta Katiaj, Drejtor i Përgjithshëm, Qendra Kombëtare e Panaireve, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nuk ka dorëzuar “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014.
- Enkeleda Kota, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014.
- Fitim Koçiaj, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014.
- Abaz Abazi, ish – Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar “Deklaratën pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
- Nertila Lapi, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014.
- Arjola Feshti, ish – Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar “Deklaratën pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
- Armando Cjapi, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014.
- Naser Jakupaj, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014
Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj secilit subjekt, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarin, subjekt deklarimi, si dhe institucionin epror.
Po ashtu sipas ILDKPKI vetëm për periudhën mars – shtator 2014, Inspektorati i Lartë ka aplikuar rreth 190 masa administrative ndaj subjekteve deklarues, të cilët ushtrojnë funksionin e tyre ose janë pas largimit nga funksioni, për të zgjedhurit dhe nëpunësit civilë të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues.
Inspektorati i Lartë thekson gjithashtu se subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, dhe në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com