'Gara dhe alkool!', policia aksion gjatë natës. Ç’ndodhi në Tiranë-Durrës për dy orë?

Policia e Shtetit ka vazhduar me kontrollet e drejtuesve të mjeteve gjatë natës. Kësaj here kontrollet u zhvilluan në autostradën Tiranë-Durrës ku 5 drejtues mjetesh u arrestuan, 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për mospajisje me leje drejtimi.

Përveç ndalimeve në vetëm dy orë monitorim u konstatuan dhe u ndëshkuan:

10 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie veçaënrisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

3 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nepërmjet sistemit të shkarkimit të gazrave.

U pezulluan 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

U tërhoqën 12 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara matur me radar në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durrës.

U proceduan 7 drejtues mjetesh për xhama të errët.

5 drejtues mjetesh u arrestuan nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi.

Si dhe u shoqëruan 8 automjete me targa regjistrimi të një shteti tjetër me qëllim verifikimin e tyre nga strukturat e tjera policore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drino: 13/08/2018 10:24

    BRAVO policia, vetem me masa ekstreme mer vesh ky derr mileti.

    Përgjigju
  • memento mori: 13/08/2018 09:54

    ateher bashk shtetas te nderuar, boni qejf por jipjani makinen ta drejtoj zonja ose dashnorja

    Përgjigju
  • ben: 13/08/2018 09:27

    qeveria duhet te bej nje pist per te rinjt qe te garojn dhe te shkarkojn adrenalinen. se vetem ashtu nuk do behen me gara ne rrug. se nuk jan budallenj bota qe i ka pistat

    Përgjigju
  • Qytetari: 13/08/2018 09:23

    Ju nxirni bilancin e shkeljeve javore a mujore.po ta shikosh trafikun si qytetar ka shume here me shume kondrajtje.vetem me cel.shikon pa numer e shume kondrajtje te tjera qe polici ne semofor i shikon dhe nuk merr mase.me keto shkrime nuk rregullohet trafiku si kemi shume kohe qe i lexojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë