Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit

Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit

Kamala Harris

Lista e kandidatëve për postin e nënpresidentit në fushatën e demokrates Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë është ngushtuar, ndërsa guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper dhe guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer nuk janë më në listën e kandidatëve të mundshëm.

Vendimi për kandidatin e pritshëm për nënpresident po ndiqet me vëmendje, ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris siguroi mbështetjen e demokratëve duke u bërë kandidatja e pritshme për Shtëpinë e Bardhë, pasi Presidenti Joe Biden tërhoqi kandidaturën për një mandat të dytë presidencial një javë më parë.

Kandidatët për postin e nënpresidentit mund të zgjidhen në mënyrë të tillë që të zgjerojnë mbështetjen mes votuesve. Zonja Harris po shqyrton një listë kandidatësh të mundshëm, kryesisht burra të bardhë.

Guvernatori Cooper u tërhoq nga lista e kandidatëve të mundshëm për postin e nënpresidentit në dyshen demokrate për Shtëpinë e Bardhë, duke thënë në një deklaratë të hënën se: “Ishte nder për mua që më konsideruan për këtë post. Nuk është koha e duhur për Karolinën e Veriut dhe për mua që të kandidoj”.

Po të hënën, guvernatorja Whitmer tha në programin televiziv “CBS Mornings” se ajo “nuk ishte pjesë e vetingut” për postin e kandidates për nënpresidente në fushatën e demokrates Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë.

“Kam komunikuar me të gjithë, përfshirë popullin e Miçiganit, se do të qëndroj guvernatore deri në fund të mandatit tim në fund të vitit 2026”, tha zonja Whitmer.

Zonja Harris e shfrytëzoi fundjavën për të zhvilluar biseda private me disa prej kandidatëve, mes tyre edhe guvernatorin e Pensilvanisë, Josh Shapiro, sipas dy burimeve.

Mes emrave të përfolur janë edhe guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, Senatori i Arizonës Mark Kelly, guvernatori i Minesotës, Tim Walz dhe Sekretari i Transportit, Pete Buttigieg. Kandidatët e mundshëm kanë dalë nëpër emisione televizive kombëtare për të treguar se çfarë i ofrojnë fushatës demokrate.

Zoti Buttigieg, i konsideruar edhe nga aleatët e tij me shanse të vogla për t’u përzgjedhur, zhvilloi një bisedë private me zonjën Harris lidhur me mundësinë e kandidaturës për nënpresident, thanë dy burime.

Demokrati Buttigieg zhvilloi gjithashtu një telefonatë me një grup donatorësh të kohës kur kandidonte për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, ku sipas burimeve, ishte shprehur se ishte i interesuar për kandidaturën e nënpresidentit, por do të respektonte procesin./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar

Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar