Ish presidenti i SHBA-së Donald Trump ka marrë në mbrojtje gruan e cila ishte pjesë e trupës ruajtëse të Trump gjatë sulmit prej 20 vjeçarit Thomas Crooks, kur ky i fundit tentoi ti bënte atentat.
‘Kjo grua ishte gati të hante plumbin në vendin tim’, pohoi kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale, duke folur dje në një tubim fushate në St.Cloud Minesota. Trump shpejtoi të lavdëronte agjenten trime në atentatin ndaj tij pasi ajo u sulmua nga ndjekësit në rrjete sociale.
Në fjalimin e tij të djeshëm, Trump lavdëroi agjenten duke lënë të kuptohet se ajo ishte gati të sakrifikonte veten për të, pasi ligjvënësit republikanë, komentuesit e djathtë dhe mbështetësit e tij shigjetuan truprojet femra se ishin përgjegjëse për dështimin e Shërbimit Sekret për të mbrojtur ish presidentin amerikan që u plagos në vesh më 13 korrik, në një tubim fushate në Pensilvani.
“Askush nuk u vonua, një grua që ishte në të djathtën time, një person i mrekullueshëm, më mbrojti në çdo mënyrë që mundi dhe u kritikua nga lajmet e rreme se nuk ishte mjaft e gjatë. Ajo ishte kaq e guximshme, më mbronte me gjithçka, ishte gati të hante plumbin”, theksoi miliarderi amerikan për të treguar se nuk është mosmirënjohës ndaj ekipit të tij të sigurisë.