Gjiri i Vlorës është ‘pushtuar’ nga varkat me vela që u nisën nga Brindisi në Itali që prej 6 korrikut për të konkluduar edicionin e 12 të kësaj gare. Ky vit ishte i veçantë pasi ka pasur një rritje shumë të madhe të garuesve, me trefishim të varkave, ndërkohë që për herë të parë kishte edhe 2 garues shqiptarë.
“Është një regatë e përbërë nga 35 veliera. Kjo po rritet vazhdimisht e po rritet ndjeshëm vëmendja ndaj Vlorës. Jam i lumtur të jap maksimumin për mbështetjen e këtyre aktiviteteve e të ketë akoma më shumë”, tha Dredha.
Ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizzio Bucci tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë shumë të mirë dhe ftoi garuesit që të qëndrojnë disa ditë në Vlorë.
“Marrëdhënies mes Italisë dhe Shqipërisë janë në maksimum. Turistët italianë po rriten. Jemi edhe në këtë rast, ndihemi si në shtëpinë tonë, si një shtëpi e madhe. Ju ftoj të shijoni Shqipërinë e të qëndroni disa ditë”, tha Bucci.
Ndërsa kreu i qeverisë tha se gjithçka shkoi shumë mirë dhe i bëri kërkesë ambasadës italiane që të bëjë një relacion për Romën se gjithçka shkoi shumë mirë.
“Shpresoj që Vlora të jetë gjithmonë e më mikpritëse e gjërat do të shkojnë më mirë. Ja një premtim i ri i ekonomisë italiane sapo tha do i kontrollojmë ne policët”, tha Rama.
Po ashtu, Rama ftoi në bisedë një vogëlushe që erdhi për herë të parë në Vlorë.
“Këtu na kanë dhënë një mikpritje të jashtëzakonshme. Janë të gjithë shumë të lezetshëm. Me siguri vitin tjetër do të kthehem se më pëlqen shumë këtu. Ambienti dhe klima janë shumë të mirë”, tha vajza e vogël.
Kjo ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione, dhuroi emocione të veçanta për të gjithë ata që adhurojnë sportet e ujit ose kanë dëshirë të sodisin një pamje të veçantë, si ajo e varkave me vela, që kaloi nga Marina Orikumit, ku për herë të parë garuan edhe dy varka shqiptare.
Po fisi Rraja a do marre pjese me a iket e tyre me vela? Se pa Rrajat ska lezet asgje!! Ik o palaco jep doreheqjen se e mbyte Shqiperine!
PërgjigjuTi do mbahesh mend si Sulltan ne Vlore po shiko pak se po te han nga pas kraheve keta letyrat deputete e drejtore oooo madheri
PërgjigjuO Sharlatane Krruajeminister, shko ne Fushe-Kruje ti lepish topet Rilindioteve te tu me mbiemren cecen Rrahja, mos na u livadhis sikur te ishe KM i Holandes!
Përgjigju