Gara me Dukën/Fino: Mediat po
shtrembërojnë të vërtetën

Gara me Dukën/Fino: Mediat po<br />shtrembërojnë të vërtetën<br>
Deputeti socialist Bashkim Fino, i cili kandidon përballë Armand Dukës në garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj mediave, që sipas tij, po tregohen të njëanshme dhe po shtrembmbërojnë të vërtetat.

Fino e ka ngritur këtë shqetësim, pas një kronike lidhur me një mesazh të zv.presidentit të UEFA-s, të cilit sipas Finos i janë shtrembëruar fjalët.

Statusi i plotë i Finos në Facebook:

Shtrembërimi i lajmeve nga "Top Channel"

Kam vënë re disa tendenca të mediave të ndryshme për të bërë rolin e tifozit në zgjedhjet për president të FSHF. Por, asnjëherë nuk kam dashur që të cënohet vërtetësia e lajmeve. Fatkeqësisht, në lajmet e "TOP CHANNEL" është deformuar deklarata e zv.presidentit të UEFA-s, zotit Surkis. Në radhë të parë përshëndetes qëndrimin e paanshëm dhe korrekt të UEFA-s. Në deklaratën e tij, zoti Surkis nuk e ka përmendur në asnjë moment fjalën politikë. Me dëshirën për të politizuar fushatën, kronika e "Top Channel" citon sikur ta ketë thënë zoti Surkis fjalën "politikë". Keqardhje për mungesën e profesionalizmit.

Fino

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas