Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, e ka justifikuar me një argument të çuditshëm garën me veten të klientit të tij të pandehur për korrupsion, në ‘zgjedhjet’ e 23 majit për kryetar të PD-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjokutaj ka shkruar se Berisha përpara se të garonte me kundërshtarin, duhet të garonte me njëherë me Saliun e djeshëm.
Sipas Gjokutajt, ky është çelësi i suksesit për të mundur ‘nesër’ kryeministrin Edi Rama në zgjedhje.
“Të nderuar miq!
Çelësi i suksesit është gara dhe rivaliteti!
Por, përpara se të garoni me kundërshtarin, kini rival vetveten!
P.sh., unë sot garoj me Gencin e djeshëm dhe jam i sigurt që nesër do të garoj me Gencin e sotëm!
Nëse do ta pranojmë dhe zbatojmë këtë standard, pa asnjë dyshim kundërshtari apo rivali do të vetëlargohen!
Sepse suksesi yt është dështimi i kundërshtarit!
Dhe shembujt nuk mungojnë!”, ka shkruar Gjokutaj.
Lajmi kryesor:
Zgjedhje, referendum apo votëbesim?! Procesi hibrid që vë në pikëpyetje vlerën ligjore të riemërimit të Berishës! Asnjë referim në Statutin e PD










