Gara në FSHF,shoqatat fantazmë
ndërrojnë delegatët /Ekskluzive

Gara në FSHF,shoqatat fantazmë<br />ndërrojnë delegatët /Ekskluzive<br>
Thellohet skandali i shoqatave fantazmë që do të marrin pjesë në votimin për kreun ri të FSHF dhe Komitetin ekzekutiv më 7 Shkurt. Ndonëse u vërtetua se këto shoqata ata janë të paregjistruara në gjykatë, madje është bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, sipas listës së delegatëve, këto shoqata do të votojnë sërish.

Report Tv zbulon se skandali nuk qëndron vetëm në faktin e votimit, por pas 18 Janarit 2018 janë ndërruar shumica e emrave të delegatëve të cilët do të vendosin se kush do ta drejtojë FSHF 4 vitet e ardhshme.

Kështu, nëse deri para 18 Janarit, në Zyrën Rajonale të Shkodrës votonte Armir Grima, në zgjedhjet e 7 shkurtit do të votojë Gëzim Martuci.

Në Lezhë nuk është më Ritvan Kulli, por Eduart Tanushi, që çuditërisht nuk është as nga Lezha, por nga Laçi.

Për Zyrën Rajonale të Gjirokastrës nuk do të votojë Astrit Mema, por Sadik Sadikaj nga Saranda.

E kështu me radhë, për Durrësin nuk do të votojë Mikel Furxhi, por Agron Kërçova, Për Fierin nuk është më Hiqmet Çela, por Iljaz Haxhiraj, për Elbasanin nuk do të votojë Ilirjan Hyshmeri, por Bujar Gogunja.

Ndërkohë, nuk është ndërruar delegati i Zyrës Rajonale të Tiranës, që është Sulejman Mema dhe ai i Korçës, Ilirjan Përmeti.

Jo vetëm shoqatat rajonale kanë ndërruar delegatët, por edhe shoqata e mjekëve, ku nuk është më Profit Canaj, por Ylli Mihali, që ka konflikt të hapur interesi, pasi është mjeku i Kombëtares shqiptare I punsuar direkt nga FSHF.

Për shoqatën e arbitrave nuk do të jetë Petrit Brahja, por Tahir Kastrati.

Sakaq për shoqatën e trajnerëve nuk do të votojë më Kreshnik Agolli, por Vladimir Ajazi.

Shoqata e Minifutbollit nuk ka ndërruar delegat dhe do të votojë në Asamble, Armand Dama.

Në 12 shoqata janë ndërruar në kohë rekord plot 9 delegatë vetëm pak ditë pasi presidenti aktual Armand Duka shpalli rikandidimin.

Pra, shoqatat që nuk janë të regjistruara në gjykatë, të denoncuara penalisht në Prokurori, që nuk kanë seli dhe numër llogarie bankare, që nuk dihen anëtarët dhe drejtuesit, në mënyrë të rrufeshme kanë ndërruar emrin e delegatit, dhe për më tepër pa
 mbajtur një mbledhje unanime dhe kur nuk ka një vulë shoqate, përderisa nuk janë të regjistruara.

E gjitha kjo është bërë që delegatët e rinj të mos pengohen të hyjnë në Asamble ditën e votimit, ndryshe nga ata që ishin, që kanë padi penale.

Federata nuk ka bërë publike delegatët e rinj, por u ka dhënë në mënyrë konfidenciale kandidatëve për president dhe për Komitetin Ekzekutiv.

Report Tv ka zbuluar gjithashtu edhe abuzime të tjera me delegatët dhe do t’i bëjmë publike në ditët në vijim.

fshf
Lista e ndryshuar e delegatëve të Asamblesë që do të votojë për zgjedhjen e Presidentit të FSHF

fshf
Lista e delegatëve që votuan në Asamblenë e FSHF në 2016

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari