Gara në PD e lirë? Në Shkodër
pritet të fitojë kandidati i Bashës

Gara në PD e lirë? Në Shkodër<br />pritet të fitojë kandidati i Bashës
Debatet nuk kanë të sosur brenda selisë blu në Shkoder, ndërsa gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të  zhvilluar me kryesinë e PD- së ku i pranishëm ka qënë edhe i deleguari i qendrës, Gjergj Lezhja, një pjesë e kryesisë kanë kërkuar që zgjedhjet për kreun e kësaj force politike të shoqërohen edhe me zgjedhjet në strukturat e Forumit Rinor dhe atë të Gruas.
 
Shkak janë bërë përplasjet në mes kandidatëve për postin e kryetarit të PD- së së Shkoder me drejtuesit e Forumit Rinor dhe atij të Gruas brenda selisë blu.
 
Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar akuza të drejtëpërdrejta për mbeshtetje të drejtuesve të Forumit Rinor për kandidatë të veçantë për kreun e PD-së, Shkoder.
 
Sipas kryesisë së kësaj force politike në rast se nuk do merren parasysh edhe kërkesar e tyre, PD në Shkoder rrezikon të përcahet.
 
Një pjesë e kryesisë shprehen se grupime brenda FRPD-së në Shkodër po përdoren nga  klane të caktuara për interesa të ngushta duke përkrahur hapur kandidatura që jetojnë në Tiranë dhe janë të ndarë nga baza e PD-së në Shkodër por kanë përkrahjen e Bashës.
 
Por përveç këtij fakti një pjesë e kryesisë së PD- së në Shkoder akuzojnë edhe deputetë të kësaj partie të qarkut Shkodër pasi edhe pse u ndalohet me statut të bëjnë fushatë për kandidate preferencialë, po lobojnë për individë të caktuar.
 
Për postin e kreut të PD- së në Shkoder janë miratuar 12 kandidatura nga qendra ndërsa me afer postit të kreut janë Qarshif Hoxha, Ramiz Çobes, Bardh Spahija, Aleksander Marleci dhe Eduart Bardeli.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë