Gara online: Cilat site click-ohen
më shumë nga shqiptarët?
Shqiptarja.com kish dalë me një lajm online, ku ledhatonte vetveten. “Shqiptarja.com kalon dhe Panoramën online”, thosh titulli i gazetës më të re të Bollino-s, dhe me këtë rast Anila Basha ‘ka gjetur rast të krruhet’ dhe me Irfan Hysenbelliun, të cilit Bollino i ka shitur “mediat e vjetra” para afro një viti.
Shqiptarja.com kish dalë me një lajm online, ku ledhatonte vetveten. “Shqiptarja.com kalon dhe Panoramën online”, thosh titulli i gazetës më të re të Bollino-s, dhe me këtë rast Anila Basha ‘ka gjetur rast të krruhet’ dhe me Irfan Hysenbelliun, të cilit Bollino i ka shitur “mediat e vjetra” para afro një viti. Në fakt, lajmi është i saktë, dhe verifikohet fare kollaj në sitin www.alexa.com, ku ka edhe të dhëna të tjera interesante mbi audience-ën e siteve më të vizituara nga shqiptarët.
Në vendet e para janë sigurisht shërbime të tilla, si facebook, google, youtube, yahoo, etj, dhe pastaj vinë sitet tona të natyrës informative. Ikub.al është siti i gjashtë më i click-uari; kuptohet pas këtyre siteve që listuam më sipër. Ç’është ky sit? Është një sit me informacion praktik, si vende pune, adresa, shtëpi për të blerë e për të shitur, etj. Pas tij, në vend të shtatë, vjen balkanweb.com, top-channel.tv në vend të tetë, noa.al në vend të dhjetë, albeu.com në vend të 13 (dy të fundit janë gazeta informative online), gazetatema.net në vend të 16 (është gazeta e Mero Bazes), telegrafi.com në vend të 17 (është një gazetë kosovare online), dhe në vend të 20 pra është shqiptarja.com, e cila ka lënë pas Panoramën në vend të 21, dhe Shekullin në vend të 22, të cilat në versionin print janë më të shiturat, sidoqoftë. Televizioni oranews është në vend të 28, gazeta mapo është në vend të 37, gazeta-shqip.com në vend të 51-jtë, televizioni Albanian Screen në vend të 61-jtë, duke lënë pas Vizion Plusin në vend të 65-të. Websiti ynë respublica.al është në vend të 98, dhe pas ka tv Klanin në vend të 100, televizionin abc neës në vend të 123-të, agjencinë ATSH në vend të 127, gazetën Koha Jonë në vend të 133-të. Ka dhe më. Këshilli i ministrave është në vend të 144, gazeta 55 në vend të 309, Bashkia e Tiranës në vend të 357, RD-ja në vend të 439, Zëri i Popullit në vend të 1050, ndërsa RTSH-ja (televizioni ynë publik) është në vend ... e merrni me mend? Mos e provoni kot. Është e pamundur .... të 1376. Që do të thotë se duhet të ketë nja dy-tre click-ues në ditë. Kush janë këta dy-tre të marrë, vallë? Ndër gazetat kosovare kanë audiencë më të madhe Koha Ditore dhe Gazeta Express.
(Re.Pu.respublica.al/shqiptarja.com)…………
Sqarim i Shqiptarja.com Gazetari Carlo Bollino ka qenë themeluesi i “Gazeta Shqiptare”, “News24” dhe Balkanweb. Asnjëherë nuk ka qenë pronar, pra shitja është bërë nga shoqëria italiane, pronare e grupit mediatik dhe jo nga Carlo Bollino.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor, 16:05
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
Carlo Bollino: Nga Franca paralajmërim për Berishën, populli mund të bashkohet kundër opozitës kur e konsideron më të rrezikshme se qeverinë
9 Korrik, 13:16