200 kandidatët e parë për agjente të FBI shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit janë grumbulluar në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të marrë përgjigjet e testit logjik, pasi ato janë publikuar nga institucioni në një listë jashtë të ngjitur jashtë dere.
Nga 200 që kandiduan në listën fituese të testit logjikë janë 192 kandidatë. Kjo është pakujdesi e institucionit për të ruajtur rregullat e Covid, konkretisht distancimin fizik, ndonëse kandidatët janë të gjithë me maska. Dy prej tyre pasi kanë marrë përgjigjet kanë folur për Report Tv, duke thënë se besojnë te struktura e re që po krijohet.
"Testi logjik pak i vështirë do përqendrim. Aktualisht nuk mbaj mend asnjë pyetje. Kam besim te struktura e re që po krijohet", tha një kandidat.
Një tjetër kandidat fitues shtoi se në vendin tonë ka një "mal me korrupsion" por që beson se drejtësia do të jetë e pavarur.
"Mora 23 pikë. Ishin pyetje të logjikës, në fillim ishin të lehta por që logjika bënë diferencën. Zgjodha të jem në garë duke qenë se jam i ri dhe një student i ekselencës besoj se mund të jap kontributin tim. Lufta e korrupsionit është e madhe, kemi një mal korrupsioni dhe besoj se do ta zgjedhim.
Nuk mund të jap një mendim pse nuk ia kanë dalë të fitojnë këtë luftë. Tani që drejtësia do jetë e pavarur besoj. Kam lindur në 1994. Duhet pak më shumë rregull këtu jashtë por besoj se jemi të gjithë me maska", shtoi ai.
Lajmi kryesor: