192 fitues në testin logjik për agjent të BKH-së! Kandidatët marrin përgjigjet në grumbull: Kemi një mal me korrupsion! Sfidat që i presin në testin fizik (VIDEO)

TIRANË- 200 kandidatët për për agjente të FBI shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë përgjigjet e testin logjik, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në grumbull, dhe në listën fituese të testit logjikë janë 192 kandidatë.

Përgjigjet janë publikuar nga institucioni në një listë jashtë të ngjitur jashtë dere, duke sjellë  grubmullimin e kandidatëve. Kjo është pakujdesi e institucionit për të ruajtur rregullat e Covid, konkretisht distancimin fizik, ndonëse kandidatët janë të gjithë me maska.

"Testi logjik pak i vështirë do përqendrim. Aktualisht nuk mbaj mend asnjë pyetje. Kam besim te struktura e re që po krijohet", tha një kandidat.

Një tjetër kandidat fitues shtoi se në vendin tonë ka një "mal me korrupsion" por që beson se drejtësia do të jetë e pavarur.

"Mora 23 pikë. Ishin pyetje të logjikës, në fillim ishin të lehta por që logjika bënë diferencën. Zgjodha të jem në garë duke  qenë se jam i ri dhe një student i ekselencës besoj se mund të jap kontributin tim. Lufta e korrupsionit është e madhe, kemi një mal korrupsioni dhe besoj se  do ta zgjedhim.

Nuk mund të jap një mendim pse nuk ia kanë dalë të fitojnë këtë luftë. Tani që drejtësia do jetë e pavarur besoj. Kam lindur në 1994. Duhet pak më shumë rregull këtu jashtë por besoj se jemi të gjithë me maska", shtoi ai.

Në përfundim të fazës së dytë kandidatët do t'i nënshtrohen për të vazhduar garën testit fizik, e në fazën e tretë testit me makinën e të vërtetës.

Ne fazën e tretë të testit, Report tv mëson se kandidatët do të kalojnë disa prova si: E para muskuj barku; e dyta vrap sprin 300 metra; e treta pompa toke; e katerta 2400 metra kros.

Në këtë garë konkurruan 653 kandidatë ndërsa 229 u skualifikuan nga vendimi i parë prej komisionit në përbërjen e tre prokurorëve të SPAK, Vladimir Mara, Dritan Prençi, Enkeleda Millonai.

Në finale 60 fituesit do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t'u trajnuar nga agjentët e FBI përgjatë një muaji.

Agjentët e byrosë kombëtare të hetimit do të jenë në varësin e prokurorëve të SPAK për të hetuar e mbledhur prova për korrupsion, pastrim parash, grupe kriminale dhe terrorizëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:40
Kandidatët për agjent të BKH marrin përgjigjet e testit logjik në grumbull: Kemi një mal me korrupsion (VIDEO)

200 kandidatët e parë për agjente të FBI shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit janë grumbulluar në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të marrë përgjigjet e testit logjik, pasi ato janë publikuar nga institucioni në një listë jashtë të ngjitur jashtë dere.

Nga 200 që kandiduan në listën fituese të testit logjikë janë 192 kandidatë. Kjo është pakujdesi e institucionit për të ruajtur rregullat e Covid, konkretisht distancimin fizik, ndonëse kandidatët janë të gjithë me maska. Dy prej tyre pasi kanë marrë përgjigjet kanë folur për Report Tv, duke thënë se besojnë te struktura e re që po krijohet.

"Testi logjik pak i vështirë do përqendrim. Aktualisht nuk mbaj mend asnjë pyetje. Kam besim te struktura e re që po krijohet", tha një kandidat.

Një tjetër kandidat fitues shtoi se në vendin tonë ka një "mal me korrupsion" por që beson se drejtësia do të jetë e pavarur.

"Mora 23 pikë. Ishin pyetje të logjikës, në fillim ishin të lehta por që logjika bënë diferencën. Zgjodha të jem në garë duke  qenë se jam i ri dhe një student i ekselencës besoj se mund të jap kontributin tim. Lufta e korrupsionit është e madhe, kemi një mal korrupsioni dhe besoj se  do ta zgjedhim.

Nuk mund të jap një mendim pse nuk ia kanë dalë të fitojnë këtë luftë. Tani që drejtësia do jetë e pavarur besoj. Kam lindur në 1994. Duhet pak më shumë rregull këtu jashtë por besoj se jemi të gjithë me maska", shtoi ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare