Gara për Championsin në Angli, Arsenali ngjitet i treti

Gara për Championsin në Angli, Arsenali ngjitet i treti

Arsenal

Në atë që njihet si Monday Night të javës së 31-të të Premier League, Arsenali mposhti pastër 2-0 Newcastle dhe ngjitet në vendin e tretë në klasifikim. Në garën e ashpër për një vend në Champions në Premier League topçinjtë lënë pas Tottenham ,Manchester United dhe Chelsea.

Djemtë e Unai Emery  shënuan nga një gol për çdo pjesë me Ramsey që tundi rrjetën në minutën e 30-të ndërsa në fundin e takimit dyfishoi dhe mbylli llogaritë Alexandre Lacazette.

Newcastle mbetet në zonën e rrezikut. Me Liverpool e Cityn të shkëputura në kryesim janë plot katër ekipe në “luftë” për dy vendet e fundit që të dërgojnë në Champions. Vetëm tre pikë e ndajnë Arsenalin e vendit të tretë nga Chelsea që mban vendin e 6-të. / Pergatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun