Gara për Dibrën, Shehu: Prioritet
investimet në bujqësi dhe rrugë

Gara për Dibrën, Shehu: Prioritet<br />investimet në bujqësi dhe rrugë
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu takoi banorë të Kalasë së Dodës, ku theksoi se prioritet i punës së tij do të jetë investimet në rrugë dhe në bujqësi. Në hapje të takimit, nënkryetari i PD, Edi Paloka prezantoi kandidatin Shehu si një intelektual dhe ekspert model në PD dhe parlamentarizmin shqiptar.

"Shehu i bën ndër jo vetëm PD, por edhe Dibrës, sepse ai ka dëshmuar gjatë gjithë karrierës së tij përkushtim, integritet dhe vlera", u shpreh Paloka.

Kandidati Shehu tha se Dibra në këto vite të qeverisë Rama lëngon nga varfëria dhe është lënë në harresë.

"Asnjë premtim nuk ka mbajtur Edi Rama, por ka berë te kundërten. Rriti taksat, cmimin e energjisë elektrike. Me dhjetra familje janë në erresirë sepse spaguajnë dot faturat e rritura të energjisë ndersa papunësia është rritur. Kjo është një nga zonat me pasuri e resurse të mëdha natyrore në të gjithë vendin por ka nevojë për një dorë të fortë drejtimi, vizion dhe vullnet për të punuar. Nuk ka subvecione në fshat, tregje të reja, pasi paratë nuk shkojnë tek fermerët, por tek njerëz pranë klaneve të qeverisë. Nuk jepen fonde për ndërtime rrugësh, ujësjellësash, shkolla qendra shëndetësore, e hapje vendesh të reja pune, sepse qeveria i harxhon paratë e taksave për lluks qindra milion euro të zyrave dhe pushime luksoze të qeveritarëve. Të gjitha këto investime do të jenë axhenda e përditshme e punës së bashkisë së re , përmes një bashkëpunimi të fortë me partnerët ndërkombëtarë ", deklaroi kandidati i djathtë për bashkinë e Dibrës.

Ndër prioritetet e punës sime tha kandidati Shehu do të jete mbështetja per familjet e varfëra që nuk sigurojnë dot bukën e gojës. 

"Me reformat e bashkisë së re, Dibra do të kthehet edhe në një potencial konkurrues në rajon, për turizmit malor, një mundësi e mirë dhe për punësim. Bukuritë natyrore të Dibrës janë të jashtëzakonshme së bashku me traditën dhe mikpritjen e vecantë të banorëve, theksoi Sherefedin Shehu

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital