Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, është i vetmi në mesin e 38 kandidaturave në garën për drejtor qarqesh që ka ankimuar renditjen brenda afatit ligjor.
Panganika, i cili më herët ka drejtuar edhe Policinë e Tiranës, është renditur në vendin e 16-të me 66 pikë. Afati për ankimime mbyllet të martën në mesnatë, ku do të shqyrtohet nga një tjetër komisionin apeli dhe më pas i hap rrugë emërimit të 12 drejtorëve të rinj.
Dje (11 nëntor) u zbardhën disa prej emrave të rinj që priten të emërohen drejtues të disa prej drejtorive të qarqeve të Policisë së Shtetit, pas përfundimit të pikëzimit.
-
Të ishin të gjithë si Lenci, komuniteti do të ndihej në shtëpi të vet!! Respekt drejtor që e ke bërë Behar Bajrin të fluturojë mbi trotuar dhe të ikë si dhia nëpër Kiras....
Përgjigju









Komente
Komento