Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Brendshme cakton datën 24 mars, në orën 09:30 ditën kur zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do të kenë fazën e intervistimit.
Në total për postin e kryepolicit, aplikuan 16 persona, 2 prej të cilave gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit.
Pas verifikimit paraprak, dy gratë u skualifikuan nga gara, ndërsa tashmë në garë për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë emra të njohur të uniformave blu dhe me karriera të gjata në Polici.
Komente



