-
U pezullua pas aksidentit tragjik te ish-Këneta, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit, emërohet shef sektori pranë Interpolit
Fillimisht, Tafa u pezullua nga detyra së bashku me dy zyrtarë të tjerë të Policisë së Durrësit, pas aksidentit tragjik të ndodhur në zonën e ish-Kënetës.
6 Maj, 19:24 -
Përplasi për vdekje 2 fëmijët, shoferi me skedë të ‘zezë’ shkeljesh! U ‘fal’ kur u kap 2 herë me shpejtësi brenda vitit! Pezullohet zinxhiri drejtues në Policinë e Durrësit
Policia rezulton se ka falur në një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor Nikoll Radaçin, shoferin 57-vjeçar i cili i dehur në timon, i mori jetën dy të miturve të dielën në Durrës. Katër vite më parë atij i është pezulluar patenta vetëm me 1 muaj për tejkalim shpejtësie, kur në fakt duhej të ishte hequr nga 8 deri në 18 muaj, në kushtet kur e njëjta shkelje u përsërit 2 herë brenda vitit.
4 Maj, 13:39 -
-
Dy të mitur u përplasën për vdekje nga makina, pezullohen nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit, zëvendësi i tij dhe shefi i Rrugores! Hita: Performancë të dobët
Për performancë të dobët, Hita ka pezulluar nga detyra edhe Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të Policisë Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj dhe Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të Durrësit, Kryekomisar Kreshnik Skëndo. Autori i tragjedisë, Nikoll Radaçi, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
4 Maj, 09:52 -
Aksidenti tragjik në Durrës, Policia: Shoferi ishte i dehur! Iu pezullua patenta 2 herë në 2022, ndëshkime edhe për tejkalim shpejtësie
Pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve ditën e djeshme në Durrës, ka ardhur reagimi nga Policia.Në njoftimin zyrtar, policia e Durrësit thekson se shoferi ishte i dehur pas kryerjes së tes
4 Maj, 08:59 -
Molotovët që ‘dogjën’ Prodën, brenda javës emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, 5 emra favoritë
14 kandidatë për kryepolicë mbyllën fazën e fundit, atë të intervistimit, dhe tashmë i takon komisionit të Posaçëm në Ministrinë e Brendshme të bëjë pikëzimin e tyre, për të nxjerrë emrat më të vlerësuar. Mes tyre, ministri Besfort Lamallari, do të zgjedhë 1 emër për ta dërguar për emërim në qeveri
25 Mars, 15:17 -
14 kandidatët në garë për kryepolic mbyllin intervistat! VanHorn e ambasadori britanik ndoqën procesin! Komisioni zgjedh 3 më të mirët brenda 48 orëve, Lamallari çon një emër në qeveri
Në Ministrinë e Brendshme u zhvillua këtë të martë procesi i intervistimit të 14 kandidatëve në garë për drejtues të Policisë së Shtetit. Në garë janë emra të njohur me karrierë të gjatë në polici. Procesin e ndoqi nga afër e ngarkuara me punë e SHBA-ve, VanHorn dhe ambasadori britanik. Pas pikëzimit të 3 më të mirëve nga komisioni, ministri i Brendshëm ka 48 orë kohë të dërgojë një emër për miratim në qeveri.
24 Mars, 08:14 -
-
Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, 16 aplikime për vendin e Prodës, për herë të parë në garë dhe 2 gra
Gara për karrigen e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të lënë bosh prej dorëheqjes së Ilir Prodës, pas protestës së dhunshme të PD, ku u sulmua “Vila 31” në ish-Bllok, do të jetë mes 16 drejtuesve me eksperiencë të gjatë brenda bluve, mes të cilave edhe 2 gra.
12 Mars, 15:52 -
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, sot afati i fundit për aplikimin! Deri më tani 14 kandidatura (EMRAT)
Deri më tani janë paraqitur 14 aplikime për drejtimin e Policisë së Shtetit. Çdo kandidat tjetër ka kohë deri në mesnatën 11 marsit për të dorëzuar dokumentacionin përmes emailit.
11 Mars, 11:23 -
Firmosen 8 ndryshime në polici! Hergis Jica shefi i ri i koordinimit në drejtorinë e Europol, Koçiraj drejtori i Migracionit në Tiranë (EMRAT)
Drejtues Hergis Jica, deri tani shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrën shef i Sektorit për Çështjet e Koordinimit, në Drejtorinë e EUROPOL-it, në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
6 Shkurt 2024, 17:16