Në garën farsë për kryetarin e Partisë Demokratike, emri i vetëm që është regjistruar përballë Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike është ai i Mejreme Selës, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Sela nuk është një figurë e njohur e politikës shqiptare dhe as pjesë e strukturave drejtuese të PD-së. Ajo vetë e pranon këtë.
“Role drejtuese nuk më është dhënë asnjëherë”, tha pas dorëzimit të kandidaturës së saj në selinë blu, duke theksuar se garon me idenë e një figure të re në politikë.
Ajo deklaron se është anëtare e Partisë Demokratike që prej vitit 2014, ndërsa në primaret e vitit të kaluar në qarkun e Durrësit mori vetëm 43 vota, një rezultat modest që megjithatë nuk e ka penguar të hyjë në garën për drejtimin e partisë.
“Jam në PD që nga viti 2014. Pse kam marrë 43 vota në Primaret e PD? Kam bërë ankesat e mia për votat që… se si janë marrë në Qarkun e Durrësit, dhe nuk është se e ka vënë ujin në zjarr dikush për të më thirrur, qoftë edhe për ankesën më të vogël që unë kam bërë. Edhe në primaret e Durrësit kërkova që secili kandidat të prezantonte programin e tij. Nga të gjithë kandidatët, kam qenë e vetmja që kam shkruar te grupi që është mirë të mblidhemi para anëtarësisë, të na njohi për kontributet. Unë kam shumë respekt për Doktorin”, tha Mejreme Sela.
Lajmi kryesor:
Berisha frikë nga përballja me Salianjin, ia mbyll derën përfundimisht! S’pranohen as kandidaturat e Kokalarit e Balliut, aplikimin e dorëzon vetëm një mjeke










