Gara për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese vijon, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vijon me procedurat. Në mbledhjen e fundit KED ka caktuar ekspertë për verifikim të pasurisë së kandidatit Gent Ibrahimi.
Report Tv mëson se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditës përcaktoi detyrat për ekspertin kontabël V. Kraja lidhur me kryerjen e analizës së raport kontrollit të kryer nga ILDKPKI për kandidatin Gent Ibrahimi, ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, material i cili do t'i vihet në dispozicion KED brenda datës 7 tetor 2022.
KED vendosi gjithashtu, ndërprerjen e procedurave të verifikimit të kushteve ligjore për kandidatin Besnik Dervishi për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të paraqitjes së dorëheqjes së kandidatit, nga ky vend vakant.
-
Vetem ky komunist e bire komunisti spiun e gjithe mskarelleqet qe ka bere vetem ky mos e vini ne gjykate nje nga hajdutet me te medhenje eshte Besnik Dervishi .ku i gjeti leket per hotel ne dhermi ku i gjet per toka ne palas ku i gjet per pallate qe bene apo ja dha xhorxh ruci borxh qe ky fshit mbas keti kusari qe ska qene nje dite ne emigrim dhe u be miljarder pse nuk ndiesh zoti kryeminister ka dhe denancime per te nga banoret e palases e dhermiut turp qe i mbani keta ai eshte me dosje spiuni komunizmit
Përgjigju -
Ia paska nxire ildkp, kaq keq qenka dhe tani do marrin ekspert qe ta bejne si te duan e. Rrofte partia dhe patronazhistet e saj!
Përgjigju








Komente
Komento