Gara për gjyqtarin e 8-të të Gjykatës Kushtetues, KED: Kadastra po vonon informacionin për Besnik Dervishin! Po pengon procesin

Kandidatura e Besnik Dervishajt për anëtarin e 8 të Gjykatës Kushtetuese po vonohet për shkak të mos ardhjes së informacionit nga Kadastra mbi pronat që ai disponon. Akuzën e ka bërë sërish sot Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pas apelit që Presidenca Meta 4 ditë më parë.

KED i kërkon Drejtorisë së Kadastrës që të mos bëhet pengesë. Sipas materialit të siguruar nga ReportTv KED vë në dukje se përgjigja duhet të kthehet benda 7 ditëve.

“Në lidhje me kandidaturën e Z. Besnik Dervishi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, bazuar në ligjin nr.115/2016, pika 50/c dhe pikën 21 të vendimit nr.4/2019 të KED, vendosi të vijojë procedurën e verifikimit për kushtet dhe kriteret ligjore të kandidatit, për vakancën e shpallur nga Presidenti i Republikës. Administrimin e aktit të kontrollit të deklarimit të pasurisë së ILDKPKI-së, për këtë kandidat, sipas deklarimit të parë për vakancën e shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për efekt edhe të kandidimit për vakancën e shpallur nga Presidenti i Republikës. Në lidhje me pikën e dytë të rendit të ditës, KED vendosi t’i ri-drejtohet me një shkresë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i risjellë në vëmendje detyrimin kushtetues për të vënë në dispozicion të KED informacionin e kërkuar brenda afatit 7 (shtatë) ditor. Po ashtu, ky komunikim me drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, u vendos t’i bëhet me dije edhe Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Republikës, si edhe Bordit të Administrimit të Kadastrave”, thuhet në njoftim.

Në një letër të drejtuar pak ditë më parë për drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, Presidenti Meta shkroi se disa drejtori vendore të Kadastrës nuk po i japën informacionin që kërkon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Meta shkruan në letër se ky proces duhet të zhbllokohet sa më parë.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buzderi: 10/06/2022 16:01

    Do i varni melcite nje kusari te pa shpirt nje hajduti tokash po pa pyeteni ku i gjeti leket per hotelin ne dhermi ku i gjeti per pallatetet ne dhermi ku i gjeti gjithe ato toka ne dhermi te grabitura ku i gjeti leket per pallate ne tirane njeri i pa shpirt o drejtesi mos beni gabim me keta qe kane nga koha e komunizmit pa pasuri pa emigruar u bene miljardera vetem se vjedhin kur ipin ne pushtet turp per kete qeveri qe i mbane

    Përgjigju
    • Ilir: 11/06/2022 09:48

      I ke rene pikes po besnik dervish ashtu ka qene b*the lepires e mosmirnjohes njeri i pafytyre kusar dhe dallaveraxhi po harove po pallatin ne vllore ku i gjeti po nuk i heton njeri keta kot lodhemi se per keta ska drejtesi vetem per popullin ka polici e gjykata

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion