Kush do të jetë 'kontrollori' i drejtësisë? Dalin emrat e kandidatëve, mes tyre ish-kryetarja e KQZ-së

Kush do të jetë 'kontrollori' i drejtësisë? Dalin emrat e kandidatëve, mes tyre ish-kryetarja e KQZ-së

Lefterie Lleshi

TIRANE-24 orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e kandidaturave për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Report Tv mëson se deri tani gjashtë persona kanë depozituar kërkesën pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gazetari Arsen Rusta mëson se tre nga gjashtë emrat që kanë shprehur interes për këtë post janë; ish-kryeinspektorja e KLD-së Marsida Xhaferrllari, ish-kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi dhe gjyqtari administrativ Artur Malaj.

Ditën e nesërme pritet që KED-ja në skadim të afatit të publikojë edhe emrat e tre kandidatëve nëse nuk do të ketë të tjerë. Pas renditjes së kandidaturave nga KED, parlamenti zgjedh kreun e ILD-së.

Por cfarë është ILD-ja? Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është një institucion që do të shqyrtojë procedimet ndaj gjyqtarëve që kapen me shkelje.  ILD eshte pergjegjes per hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve te te gjitha niveleve. Ky institucion mund të nis hetim edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Kushtetueses.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 20/03/2019 10:45

    Parlamenti te caktoje LEFTERI LLESHIN si inspektore se i shoqi eshte kusheri i pare i GRAMOZ RUCIT, eshte me biografi te mire, e besuar e udheheqjes se larte.

    Përgjigju
  • Qytetar: 20/03/2019 08:30

    Asnjeri nga keta nuk e meriton.Kujdes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja