Nga 1 gushti Partia Demokratike e Rithemelimit ka hapur garën për kreun e ri të forumit rinor. Në fushatën e cila pritet të zgjasë deri më 30 shtator, janë përfshirë 6 kandidatë; Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi, Mariglen Doçi. Gara për kreun e FRPD u hap pas dorëheqjes së Belind Këlliçit vitin e kaluar pas përplasjeve me kryetarin e atëhershëm të PD, Lulzim Bashën për shkak të përfundimit të mandatit të tij.
Por cili do të jetë fokusi kryesor për kandidatin Mariglen Doci, në rast se do të jetë ai i besuari i të rinjve për të drejtuar forumin.
“Një forum konservator plus CV e antarësisë ku do te shënohet çdo kontribut real i secilit individ të anëtarësuar”, tha ai.
Si risi në këtë garë, të rejat Barbara Doda dhe Alesia Balliu, e konsiderojnë prioritet, qasjen që duhet të këtë ky forum ndaj PD.
“Është cinike të presësh ndryshim nga lideri dhe të mos ndryshojë forumi.”
I ardhur nga qyteti i Durrësi, Artion Barjamaj prezanton pikat kryesore me të cilat kërkon mbështetjen e të rinjve.
“Meritokraci, ai që punon do te vlerësohet dhe jo ata të rinj që vijnë aty për shkak të njohjeve dhe ngritja e një akademie që përgatit aktivistët e PD për aksionet opozitare”, shprehet Bajramaj.
Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Besart Xhaferri, zgjedhjet e 2025 i cilëson si objektiv kryesor për të rinjtë e FRPD-së.
Drejtuesi i forumit rinor do të zgjidhet në fillim të muajit Tetor, ndërsa pritet që i gjithë procesi i zgjedhjeve të shtrihet në të gjitha strukturat vendore.
“Bashkimi i forumit rinor do vij vetëm nëse gara që do të bëjë 5 kandiatët do të jetë transparente”, shprehet Arnold Karriqi.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Belind Kellici sheh nga dritarja Trump duke vallëzuar, vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës! Mediu shkon deri në SHBA për të ndjekur inagurimin në TV
21 Janar, 19:50
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin
8 Janar, 18:22
-
'Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare', PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibeajn dhe rëndon pozitat e Belind Këlliçit
8 Janar, 13:31
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK
6 Janar, 18:39
-
Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes
27 Dhjetor 2024, 17:52
-
Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen
26 Dhjetor 2024, 23:06
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor 2024, 19:11
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor 2024, 17:51