TIRANE-Gjykata e Apelit Administrativ i ka kthyer padinë kandidatit për Kryeprokuror që u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Lulzim Alushi. Gjykata i ka lënë Lulzim Alushit 10 ditë kohë që të plotësojë padinë pasi ka mangësi. Apeli administrativ i la afat Alushit deri më 14 tetor për të plotësuar padinë sipas kërkesave ligjore.
Ai paditi vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara. Në garë për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Gara është e pezulluar deri sa të shprehet me vendim apeli administrativ për përjashtimin e Alushit, që u skualifikua me argumentin se nuk plotësonte kushtin e të qenit 15 vjet jurist, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.
Por si do të përzgjidhet prokurori i ri? KLP në listën me tre kandidat bënë pikëzimin dhe ja dërgon parlamentit. Parlamenti duhet që me shumicë votash të përzgjedh një nga tre emrat e dërguara nga KLP. Në rast se parlamenti nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave.
Ky nuk dika me mbush nje formular per veten e vet dashka u bo pjese e SPAKUT
PërgjigjuTe zote si Av. Lulzim Alushaj te kishim edhe disa djem e vajza dhe e shikonim pastaj.