-
Zvarritet gara për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri/ Shtyhet sërish vendimi për Alushajn
Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë për herë të dytë vendimin për avokatin Lulzim Alushaj, që kandidon për Kryeprokuror. Mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që vendimi të shtyhet për në 25 Tetor. Kandidatë për postin e kryeprokurori janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja aktuale Arta Marku.
21 Tetor 2019, 08:51