Gara për kryeprokuror, më 11 nëntor KLP interviston tre kandidatët

Gara për kryeprokuror, më 11 nëntor KLP interviston tre kandidatët

TIRANË- Gara për kryeprokuror, më 11 nëntor KLP interviston tre kandidatët. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pas dy javësh do të  zhvillohen intervistat publike nga KLP për kandidatët Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. 

Tashmë rruga është e hapur për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, pasi prej dy vitesh Arta Marku qëndron në krye të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme si e përkohshme. Tre kandidatët, do të prezantojnë platformën e dhe strategjinë e tyre si dhe do i përgjigjen pyetjeve të trupës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 

Zyrtarisht tre janë kandidatët të cilët mund të bëhen Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. I katërti, Lulzim Alushaj u skualifikua nga KLP por edhe pse ankimoi vendimin dhe e paditi institucionin, Gjykatën Administrative të Apelit e rrëzoi duke zhbllokuar ngërçin e krijuar pikërisht nga Alushaj në garën për kryeprokuror.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë