Gara për kryetarët e degëve në PS, Rama njofton ngritjen e Komisionit të Posaçëm: Mund të garojnë edhe anëtarët e Asamblesë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PD, tha se së shpejti do të ngrihet një Komision i Posaçëm Zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve për kryetarët e degëve në çdo bashki.

Sipas Ramës në këtë garë mund të marrin pjesë persona edhe nga jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare, por nuk përjashtohen dhe vetë anëtarët e kësaj strukture për të garuar.

“Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme të gjitha ata që u angazhuan në cdo qark për të bërë kongresin të hapur, të gjallë dhe ku PS u takua me pjesët e shoqërisë të cilave ne ju flasim dhe për të cilat ne jemi të angazhuar si forcë qeverisëse. Kongresi I hapi rrugë një procesi të ri dhe shumë të domosdoshëm për PS për të hyrë në zgjedhjet e reja për drejtuesit e partisë, fillimisht në 61 bashkitë e vendit. Ky është një proces që i jep mundësi të gjithë anëtarësisë dhe simpatizantëve dhe mbështetësve që të përfshihen në zgjedhjet e drejtuesve të partisë. Të propozojnë kandidaturë edhe pa qenë pjesë e Asamblesë së PS-së, qoftë dhe duke ofruar kandidaturën vetiake për të drejtuar Partinë Socialiste. Duke avancuar kandidaturën vetjake në funksion të ambicies për ta drejtuar PS. Nga ana tjetër procesi do të garantojë që të gjithë kandidatët për drejtimin e PS të kalojnë përmes një rruge e cila faktikisht përveç se garanton hapjen e partisë mundëson vlerësimin e çdo kandidature, garanton konkurrencën dhe në fund siguron meritën. Për këtë arsye bazuar edhe në vendimin e marrë kryesia ka ngritur një komision të posaçëm zgjedhor për këtë proces i cili do të fillojë menjëherë dhe do të mbyllet në fund të qershorit. Komisioni i këtyre zgjedhjeve do të ketë një detyrë të posaçme për të prekur të gjithë territorin me përfaqësuesit e vetë dhe për të shpjeguar procesin.”, shprehet Rama.


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS/ Rama: Berisha, 'Non Grata' i bën karshillëk botës, turpin ta mbajë SPAK! Bëni detyrën tuaj për përfundimet e DASH! Hetuat Dvoranin se donte Meta


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë