Gara për kryetarët e rinj të degëve në PS, Rama: S’duhet të jenë 'një' me kryebashkiakët, por as në konflikt! Zgjedhjet vendore? Duhet t’i fitojmë

TIRANË- Sot ka nisur procesi për zgjedhjet e kryetarëve të degëve në Partinë Socialiste. Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi duhet të jetë transparent dhe se kryetarët rinj nuk duhet të jenë as njësh me kryebahskiakët dhe as në konflikt me ta.

“Nuk duhet të lëmë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të pa politizuar ashtu siç duhet.

Sidoqoftë ne kemi larguar nga duart e partisë dhe influenca e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, kemi larguar trupën e infermierëve. Kemi respektuar më shumë se cdo tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike. Sigurisht që prej disa vitesh tani më, kjo është një histori e tejkaluar. Pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë e bën edhe më të pakuptimtë dhe të kotë dhe dëmtues rolin e atyre kryetarë të partisë që i ka mbetur ora po atje.

Është edhe aspekti tjetër ri pasjes në territor të kryetarit të partisë të cilët janë drejtpërdrejt të vendosur dhe i përgjigjen kryetarit të bashkisë. Nuk duhet të jenë në kundërshti, konflikt jo e jo, por është e  pakuptimtë që të jenë një. Aq më tepër që detyrat e tyre janë të ndryshme. E treta është që ne na duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe për të mos e pritur përballje me njerëzit vetëm kur vjen deputetit”, tha Rama.

“Duhet t’i fitojmë”, kështu deklaroi Rama gjatë fjalës së tij, duke iu referuar zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm.

“Vitin e ardhshëm ne kemi zgjedhjet vendore. Koha kalon shumë shpejt. U bë më shumë e zakonshme që ne të kemi mbi kokë gjërat të jashtëzakonshëm që ne do donim mos ndodhnin kurrë. Por kanë ndodhur dhe ne duhet të përballemi me to. Tërmeti, pandemia, tani kjo situata tjetër (lufta) që nuk dihet sa zgjat. Por zgjedhjet janë aty, ne duhet t’i bëjmë dhe duhet t’i fitojmë. Dhe sigurisht që për të fituar zgjedhjet na duhet jo vetëm të përsërisim gjithçka të duhur që kemi bërë deri tani, por na duhet të shkojmë edhe më tej.”, tha ai. 

Partia Socialiste nisi me Tiranën procesin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të partisë në të gjitha bashkitë. Krerët e degëve u shkarkuar në Kongresin e 9 prillit, teksa kreu i qeverisë tha se do të ngrihet një Komision i Posaçëm Zgjedhor që do të bëjë përzgjedhjen. Sipas Ramës në këtë garë mund të marrin pjesë persona edhe nga jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare, por nuk përjashtohen dhe vetë anëtarët e kësaj strukture për të garuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
PS starton zgjedhjet në Tiranë, Gjiknuri ironizon garën në PD: Nuk duam të bëjmë zgjedhje si ato që ai bërtiste nga 300 bëje 500

 

Partia Socialiste ka startuar zgjedhjet edhe në qarkun e Tiranës. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri inkurajoi çdokënd që mendon se ka aftësitë dhe vullnetin të bëhet pjesë e kësaj gare.

“PS po hyn në një fazë shumë të rëndësishme, faza e ripërtëritjes së saj sa i përket nivelit të drejtimit dhe të organizimit, pikërisht në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë. Unë e kam thënë edhe më parë, jemi mandati i tretë, jemi shumë të avantazhuar, kemi shumë suksese por patjetër, partia ka nevojë për ripërtëritje dhe për vëmendje të shtuar.

Betejat që na presin nuk janë të lehta, përpara do kemi zgjedhjet vendore, por mbi të gjitha partia duhet të jetë platforma e shëndoshë edhe për përmirësimin e qeverisjes, edhe për përmirësimin e jetës politike shqiptare, sepse PS ka treguar veten që është në themel të demokracisë së këtij vendi dhe ne do vazhdojmë të jemi të tillë.

Pikërisht ky proces i filluar, një risi për sa i përket të drejtës që ka çdo anëtar për të vetëkonkuruar nuk është më si më parë kur asambletë e mbyllura apo grupime të caktuara që natyrshëm formohen në çdo forcë politike diktonin një apo dy kandidatë të caktuar, duke u hequr mundësinë shumë talenteve, njerëz që kanë kurajo, që duan të drejtojnë, që kanë eksperiencë për t’u bërë pjesë e lidershipit të PS”, tha Gjiknuri.

Ai nënvizoi se ky nuk është një proces thjesht për të zgjedhur vetëm njëpartiakë.

 “Ky është proces për të zbuluar lidershipin e ardhshëm në të gjithë drejtimet. Unë dua të inkurajoj çdokënd që ta shfrytëzojë këtë mundësi që brenda datës 25 maj, qoftë nëpërmjet forumeve që janë të hapura, qoftë me vetëofrimin e tij, me një deklarim të thjeshtë në e-mailin e PS në qendër apo në strukturat vendore, të shprehë dëshirën e tij dhe të përballet me anëtarësinë, me atë platformë që mendon se është më e vlefshme për organizatën që do të drejtojë, sepse këtë proces e kemi organizuar në mënyrë të tillë: Të gjithë ata që do kenë kurajo të marrin përsipër të drejtojnë PS duhet të komunikojnë me Asambletë përkatëse, për të shpalosur të gjithë idetë dhe mënyrën se si e mendojnë ata ta drejtojnë më mirë PS. Kërkoj pjesëmarrje të shumtë, të të gjithë atyre që mendojnë se e bëjnë këtë punë”, deklaroi Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS foli dhe për procesin e zgjedhjes së sekretarëve ekzekutivë.

“Nuk është thjesht një nocion i një njeriu që do mbajë disa letra, është një strukturë e rëndësishme të asaj që përbën skeletin e nevojshëm organizativ, administrativ të një partie. Një organizatë ka patjetër vullnet e energji por mbi të gjitha duhet të jetë organizatë me strukturë dhe unë mendoj se këtu është moment i mirë për shumë njerëz që e ndjejnë se janë, e bëjnë këtë punë, e ndiejnë PS, kanë eksperiencë ta marrin përsipër edhe këtë detyrë, për ta kthyer PS tamam në strukturën më të organizuar që i qëndron kohës dhe që vetërigjenerohet nga brenda”.

Në fjalën e tij, Gjiknuri ironizoi dhe zgjedhjet e para pak ditëve në PD. Ai deklaroi se ndryshe nga opozita, gara në PS është e hapur.

 “Mendoj se procesi është shumë i hapur. Ne nuk duam të bëjmë zgjedhje si ai që bërtiste nga 300 bëjë 500 por duam një proces që ndërton vlera. Nuk duam thjeshtë disa emra për t’i hedhur në një fletë votimi, por duam njerëz që kanë kurajo dhe që me personalitetin e tyre të marrin përsipër këtë detyrë dhe ta çojnë përpara këtë proces.

Prandaj, krahas Erionit si drejtues politik Qarku dhe si drejtues i Partisë së Bashkisë Tiranë, janë të gjitha partitë e Qarkut Tiranë që do t’i nënshtrohen këtij procesi. U bëj edhe njëherë thirrje, mos dëgjoni njerëz që u thonë procesi është i mbyllur, kushdo që e ndjen ta marrë përsipër dhe të evidentohet në këtë proces dua ta inkurajoni ta marrë përsipër.  Nga ana tjetër, për Tiranën, unë mendoj që Tirana duhet të jetë e para që duhet të fillojë procesin dhe përzgjedhjen e kryetarëve të partisë në këtë mënyrë brenda qershorit. Tirana e ka mundësinë edhe më shpejt që të fillojë procesi i përzgjedhjes në të gjithë njësitë administrative”, deklaroi Gjiknuri.

Ora 20:22
Veliaj: Strategjia fituese e PS, jo mbi llogaritë e një opozite të përçarë, por mbi punën e strukturave tona

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur sot në takimin e Këshillit Koordinues të qarkut Tiranë, tha se falë mirëorganizimit dhe koordinimit në çdo degë të saj, sot Partia Socialiste është forca më e pathyeshme e më solide në Republikën e Shqipërisë.

“Të gjithë presin që Shqipëria të performojë më mirë, Shqipëria të ngrihet më lart, Shqipëria të transformohet, por koncepti i kombit është një koncept abstrakt. Kombi ka një qeveri, qeveria vendoset nga zgjedhjet, zgjedhjet janë një garë mes partish dhe e thënë më shkurt: fati i këtij kombi, varet nga fati i kësaj partie, mënyra si qeveris, si organizohet, si i fiton betejat dhe si i bashkon njerëzit Partia Socialiste e Shqipërisë. Ndaj, edhe sot në këtë takim të parë, ku secili prej nesh do të duhet që të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë, formula është shumë e qartë. Aty ku secili prej nesh e bën me këtë përgjegjësi pjesën e vet, atëherë e gjithë panorama e madhe e një Partie Socialiste fitimtare dhe të vendosur është kartolina jonë e fitores,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se strategjia fituese e PS nuk ka qenë llogaria e një opozite të përçarë, por llogaria e punës brenda strukturave të saj.

“Ne kemi një betejë çdo 2 vite. Një herë është beteja për Parlamentin, pastaj është beteja për bashkitë, por këtë vit ne patëm 2 beteja të parakohshme, që ishin betejat në Vorë dhe në Rrogozhinë, fatmirësisht me një sukses të jashtëzakonshëm, me mbi 60%, thuajse 70% në këto njësi. Por unë do të thoja se fillimi i vetëpëlqyeshmërisë është problem dhe nëse ne mendojmë që jemi të pathyeshëm dhe s’kemi kundërshtarë, do të thotë se nënvlerësojmë të gjithë ato që po ndodhin në shoqërinë tonë dhe të gjitha shqetësimet. Unë besoj se kjo fitore nuk është kompliment për faktin se ishim në kushte të jashtëzakonshme, me një opozitë jo në formën e vet më të mirë dhe besoj që strategjia jonë fituese nuk ka qenë llogaria e një opozite të përçarë. Strategjia jonë fituese ka qenë llogaria e punës sonë. Ne gjithmonë kemi bërë llogarinë tonë, ne gjithmonë kemi bërë patronazhimin tonë, gjithmonë kemi bërë listat tona, gjithmonë kemi bërë fushatën tonë,” u shpreh ai, duke shtuar se dhe në garat e ardshme formula do mbetet e njëjtë.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erta: 16/05/2022 21:13

    suksese cdo anetari te ps dhe uroj qe keto organizime te vlejne per ata persona qe jane vertete te dhene ne punen qe kane ne partine socialiste.

    Përgjigju
  • fatjona: 16/05/2022 21:08

    super ide dhe beni shume mire qe merni te tilla vendime per te riorganizuar ps.

    Përgjigju
  • teli: 16/05/2022 20:30

    Shume mir dhe kjo duhete qe eshte per te miren e partise sepse nese nuk jan nje mendje ato partia do eci me mir por dhe ne konflikte nuk duhen sigurishte.

    Përgjigju
  • bosi: 16/05/2022 20:29

    Shume e mir kjo pasi ai dhe kryetari sjan te njejte dhe duhet gjithmon te mendojne per partine dhe jo sin thote njeri nte bej dhe tjetri

    Përgjigju
  • andi: 16/05/2022 20:24

    te gjithe jemi te vetedijshem se sa e cfare pune ka realizuar qeveria ne vendin tone, Fitorja eshte e dukshme dhe gjithmon do jete rane nesh

    Përgjigju
  • Valentina kuka: 16/05/2022 20:22

    Mesazh i forte dhe i qarte vetem keshtu funksionon partia si nje organike e vetme dhe e bashkuar

    Përgjigju
  • Boli: 16/05/2022 20:21

    Jeni lideri i duhur per vendin ton dhe normalisht qe do i fitoni dhe zgjedhjet e ardhshme, per aq pune sa keni ber per vendin tone dhe per menyren se si i beni gjerat te funksionojne

    Përgjigju
  • Besnik: 16/05/2022 20:20

    E sigurt qe do i fitoni zgjedhjet vendore se jeni partia me e organizuar dhe me menyren e funksionimit me te miren. Sa per zgjedhjet po beni gjen me te mire qe po ofroni mundesi te reja dhe riorganizim partije

    Përgjigju
  • Julieta: 16/05/2022 20:16

    Do fitojm do fitojm si gjithmon ku kena ne kundershtar m aman me salen kundra opozita eshte e maruar

    Përgjigju
  • Izabel: 16/05/2022 20:15

    Keni bere nje pune shume te sakte deri tani, sigurisht qe zgjedhjet do jene te merituara dhe te drejta si cdo gje tjeter e PS

    Përgjigju
  • Blerim: 16/05/2022 20:14

    Eshte gje e mire qe te kete ardhje te reja per kryetaret e bashkive dhe qe te bejne detyren qe i takon per te miren e vendit

    Përgjigju
  • Kleo: 16/05/2022 20:09

    Do i fitoni e sigurt

    Përgjigju
  • Keli: 16/05/2022 20:09

    Po i jepni mundesi te rinjeve te marrin pjese dhe te shfaqin veten e tyre , sa do doja qe edhe pd tju marre shembull ????????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja