Report Tv ka mundur të zbardh emrat e tre gjyqtarëve në garë për të plotësuar vëndin vakant në gjykatën kushtetuese. Ata që konkurrojnë janë dy gjyqtarë nga Gjykata e Lartë dhe një gjyqtarë nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda.
Medi Bici, Ardian Dvorani dhe Luan Hasneziri janë gjyqtarët të cilët janë në garë për tu bërë pjesë e gjykatës kushtetuese.Një nga këta tre gjyqtarë pritet të zëvëndësojë në kushtetuese Vitore Tushën të cilës i mbaron mandati.
Por si do të zgjidhet gjyqtari që do marrë postin në kushtetuese?
Ky vend vakant, sipas kuadrit ligjor në fuqi, i krijuar në Gjykatën Kushtetuese, është emërtesë e Gjykatës së Lartë.
Pra, zgjedhja e këtij anëtari do bëhet nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ka sqaruar gjykata e lartë në hapjen e garës më 16 janar 2017.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com