Gara për LSI, Rrokaj: Partia më e 
hapur, Spahiu: Të dalim forcë e parë

Gara për LSI, Rrokaj: Partia më e <br />hapur, Spahiu: Të dalim forcë e parë
Kandidatët për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu, zhvilluan një takim me strukturat e partisë në qytetin e Korçës. Në takim ishin të pranishëm dhe N/kryetari i LSI-së, Endrit Braimllari dhe deputeti i qarkut Korçë, Pirro Kapurani.
 
Gjatë takimit, kandidatët, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu shpalosën platformat e tyre, ndërsa janë ndalur dhe në disa pika kyçe të problemeve të qytetit të Korçës.
 
Braimllari u shpreh se zgjedhjet brenda LSI-së kanë një rëndësi të madhe për forcimin dhe vazhdimësinë e kësaj force politike. Duke u ndalur tek delegatët, Braimllari tha se ata duhet të përfaqësojnë vullnetin e anëtarësinë. Përzgjedhja e delegatëve duhet bërë duke u bazuar tek integriteti, përfaqësimi dhe rezultati. “LSI është një forcë politike konstruktive, e përgjegjshme dhe pranë qytetarëve”, tha n/kryetari i LSI-së, i cili u ndal edhe tek qeverisja lokale në Korçë, duke u shprehur se duhet më shumë vëmendje ndaj qytetarëve.

Qytetarët e Korçës duhet të dëgjohen. Këshilltarët e LSI duhet të zhvillojnë dëgjesa publike në të gjithë Korçën”, tha Braimllari.
 
Kandidati për kryetar tw LSI-sw, Shezai Rrokaj, u shpreh se Korça është djepi i kulturës dhe i qytetarisë. Ai theksoi hapjen e LSI-së ndaj qytetarëve, hapjen ndaj shoqërisë civile dhe botës akademike si dhe përmirësimin e cilësisë në lidership në parti, parlament, qeveri.  “Para se të mendojmë se me kë do të bëjmë koalicion, duhet të mendojmë si ta marrim vetëm pushtetin, duhet të mendojmë dhe të punojmë për të dalë forcë e parë. Gjithashtu, reforma e arsimit të lartë ka nevojë të rishikohet në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë”, tha Rrokaj.
 
Ndërsa Përparim Spahiu u shpreh: “Kënaqësi  të jesh në Korçën e bukur dhe të traditave të mëdha qytetëruese shqiptare. Korça ka bërë gjithmonë rezistencë kulturore identitare. Një parti si e jona, një parti e njerëzve të thjeshtë dhe që zgjidh problemet kombëtare, nuk mund të rritet pa një demokraci të vërtetë të brendshme sepse ne nuk jemi një parti e kultit të individit apo një parti e një kryetari të paprekshëm. Unë mendoj që zhgënjimet e shqiptarëve dhe anëtarësisë së LSI-së duhet t’i shohim në sy dhe t’i nënvizojmë që tani. Ne nuk duhet të heshtim për çështje të rëndësishme siç është papunësia, zhvillimi ekonomik, vetëm sepse kemi një marrëveshje bashkëqeverisje. Vendi ka nevojë urgjente për disa politika specifike mbrojtëse ose protektive të prodhimit shqiptar. Në qeverisjen e sotme po shoh një përkujdesje për formën dhe jo për thelbin dhe zgjidhjen e gjërave më kryesore që është marrëdhënia e prodhimit me tregun. Politika e fasadave, e zbukurimeve dhe e bojatisjes nuk është dhe nuk jep zgjidhje”.
 
Deputeti i LSI për qarkun e Korçës, Pirro Kapurani theksoi dhe një herë se LSI është një forcë ne rritje dhe se ai si deputet i Korçës do të jetë gjithnjë pranë qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre.

[gallery]19268[/gallery]


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën