Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e sotme për të intervistuar kandidaten për Gjykatën Kushtetuese, Sonila Bejtja, e cila kandidon për vakanten e Presidencës.
Mbledhja do të mbahet sot dhe do të bëhet shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
Gjykata Kushtetuese u bë funksionale me betimin në Presidencë të Përparim Kalos, i cili u bë anëtari i 6-të i kësaj gjykate që prej thuajse 3 vitesh ishte e bllokuar.
Njoftimi i KED
Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:
Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019
Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese.
Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar– Altin Binaj
Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:Sonila Bejtja.
Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë: Sonila Bejtja.
Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.5%
-
Jo
13.2%
-
Akoma
6.3%
Vota total: 348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kenia njohu Pavarësinë e Kosovës, presidenti Begaj: I gëzuar, falenderoj mikun tim Rutto për këtë vendim të shumëpritur nga shqiptarët
26 Mars, 16:10
-
Vendimi për mbylljen e TikTok çohet në Gjykatë Kushtetuese, Myzyraj: Legjitimimi i mbylljes rrezikon lirinë e shprehjes
25 Mars, 14:38
-
Fotoja me Veliajn ‘dogji’ gjyqtarin Gerd Hoxha! Ligji për SPAK shkon në Kushtetuese, seanca më 27 mars
23 Mars, 21:30
-
Iu sekuestruan celularët, gazetari Elton Qyno në Kushtetuese! Kërkon asgjësimin e materialeve që SPAK i mori nga telefonat
19 Mars, 11:56
-
Dosja e aferës Partizani/ Pasuritë e Malltezit mbeten të sekuestruara, Gjykata Kushtetuese refuzon shqyrtimin e çështjes
16 Mars, 22:02
-
'Berisha në arrest vetëm se nuk respektoi detyrimin e paraqitjes', Kushtetuesja zbardh vendimin, konfirmon dopio standardin e SPAK për të akuzuarit me korrupsion: "Provat ruhen edhe me arrest shtëpie”
7 Mars, 10:11
-
Kreu i delegacionit të BE takohet me gjyqtarët e GJK, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese
6 Mars, 19:28
-
PD kërkesë Kushtetueses: Detyroni Kuvendin për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Vullnet Sinajt (DOKUMENTI)
5 Mars, 15:41
-
Mero Baze: Përgjimi nga SPAK i Gjykatës Kushtetuese tregon që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese
4 Mars, 21:28
-
Petraj për Report Tv: Nëse SPAK e përgjoi Kushtetuesen pa prova, rast i paprecedentë! Gjyqi i Berishës po zvarritet, po u bë deputet Meta lirohet! S’ka më arrestime para zgjedhjeve
4 Mars, 19:11
-
Përgjimi i Kushtetueses/ Ramaj: Nuk bëhen pa vendim Gjykate, SPAK të bëjë transparencë! Meçe: prokuroria ka kompetencë, pyetja është a u shkelën ligji dhe të drejtat?
4 Mars, 18:37
-
Çështja ‘Gjoka’/ A u ndikua vendimi i Kushtetueses për SkyECC? SPAK përgjon një anëtar kushtetues e avokatë! Gjykata: S'kemi pasur presion të jashtëm! Ligji lejon survejimin pa autorizim gjykate
4 Mars, 08:31
Urojme te zgjidhet nje i hajrit, jo per gje po mos i dale me keq mbrapa e fillon si keta gjyqtare e prokurore qe u bene pishmen se nuk u dorehoqen qe ne fillim, se nuk besonin se do funksionoje Vetting. Ta dijne mire se nuk do kene takat ti mbroje as bash as Ram e aq me pak nje Pjerdhsident!
Përgjigju