Një ngjarje e rëndë është shënuar në garat e motoçiklizmit, ku  piloti britanik gjeti vdekjen e menjëhershme në mesditën e kësaj të shtune.

Piloti Daniel Hegarty humbi kontrollin e motorrit dhe për pasojë është përplasur më një  barrierat anësore të raportojnë mediat britanike.Sakaq, piloti 31-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasi përplasja e tij me pjesën anësore ka qenë shumë e fortë.

Kjo situatë nuk nështë e re në këtë sport, pasi raste të tilla kanë ngjarë edhe në të kaluarën ku një motoçiklisti portugez Luis Carreira ka humbur jetën 5 vjet më  parë në garet e “Gran Prix”.Ngjarja në fjalë ka shokuar të gjithë pjesëmarrësit, por padyshim një lajm i keq për gara të tilla.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com