Duke nisur nga sot perimetri i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) do të ruhen nga Garda e Republikës.
Deri më sot, këto institucione ruheshin nga Policia e Shtetit.
Godinat e SPAK dhe GJKKO konsiderohen objekte të rëndësisë së veçantë. Vendimi i marrë në 27 korrik të vitit të kaluar, ka nisur zyrtarisht zbatimin këtë të mërkurë në datën 1 shkurt.
Sipas vendimit punonjësit e policisë së shtetit do të zëvendësohen me punonjës të Gardës së Republikës. Nga Garda ruhen dhe dy institucionet e tjera të Vettingut të krijuara pas reformës në drejtësi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Ankimimit.