Marina e Gardës Revolucionare të Iranit ka deklaruar se tranziti i sigurt në Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur vetëm pas përfundimit të “kërcënimeve amerikane” dhe me vendosjen e procedurave të reja të sigurisë.
Deklarata vjen si reagimi i parë zyrtar i Teheranit pasi SHBA pezulloi operacionet që synonin të ndihmonin anijet e bllokuara të kalonin përmes ngushticës strategjike.
Sipas mediave shtetërore iraniane, të cituara nga Reuters, Pasdaranët kanë theksuar se siguria në Hormuz mund të garantohet vetëm nëse largohet ajo që e quajnë “prani kërcënuese amerikane” në rajon.
Lajmi kryesor:
Mediat iraniane: Disa pjesë të propozimit amerikan janë të papranueshme! Trump: Shumë herët për bisedime me Iranin









