Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare ka sulmuar një dron detar amerikan në Ngushticën e Hormuzit si dhe ka lëshuar raketa balistike ndaj një aeroplanmbajtëseje amerikane.
Pasdaranët thanë se sulmi ndodhi në kohët kur droni përpiqej të hynte në zonën e mbrojtur të Ngushticës së Hormuzit.
New York Times citoi burime të inteligjencës amerikane, sipas të cilave Teherani ndihet gjithnjë e më i sigurt në aftësinë për të goditur objektiva në rajon dhe mund të jetë i gatshëm ta zgjasë konfliktin për muaj të tërë.
Ndërkohë, Izraeli intensifikoi sulmet në Libanin jugor, pas lëshimit të dy dronëve nga Hezbollahu në drejtim të forcave izraelite në të ashtuquajturën Zonë të Sigurisë.
Si pasojë e sulmeve amerikane, u shkatërrua një spital, në të cilin nuk kishte staf apo pacientë.
Një ceremoni mortore është mbajtur në Gaza për pothuajse 100 persona, trupat e të cilëve u nxorën nga rrënojat në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.
Sipas mediave të huaja, njëzet anëtarë të familjes së Izzeddin Lulu-t në Gaza janë vrarë gjatë luftës gjenocidale të Izraelit në enklavë, përfshirë babain dhe vëllain e tij.
Lulu, i cili punon si mjek në Gaza, i tha Al Jazeera-s se babai, vëllai dhe kunata e tij janë ende nën rrënojat e shtëpisë së tyre.
“E dimë se ku janë, por nuk kemi qenë në gjendje t’i gjejmë trupat e tyre dhe t’u bëjmë një varrim të denjë”, tha ai.
"Kur shoh familje sot, që më në fund po shërohen dhe varrosin të dashurit e tyre pas kaq shumë kohe, kam emocione shumë të përziera", shtoi më tej Lulu.
"E ndiej dhimbjen e tyre, por gjithashtu e kuptoj atë ndjenjë lehtësimi që vjen kur më në fund mund të thuash lamtumirë dhe të kesh një varr për personin që do", përfundoi mjeku.
Ushtria izraelite ka bombarduar ditën e sotme një kamp refugjatësh në Gaza.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ‘Shati’ është kampi i bombarduar, ndërkohë që raportohet edhe për disa palestinezë të plagosur, pasi avionët izraelitë sulmuan një grup civilësh në kamp.
Ushtria izraelite thotë se goditi një spital në Libanin jugor, duke pretenduar se vendi ishte një qendër komande e Hezbollahut dhe nuk përdorej më si një strukturë shëndetësore.
Sipas mediave të huaja, zyrtarët libanezë thanë më parë se bombardimet izraelite shkatërruan Spitalin Ghandour në Nabatieh al-Fawqa, me Presidentin Aoun që dënoi sulmin në një vend "thjesht civil".
Ushtria izraelite pretendoi se anëtarët e Hezbollahut “të përfshirë në aktivitete artilerie dhe vëzhgimi u identifikuan duke vepruar nga qendra e komandës” në javët e fundit.









Komente
Komento