Artan Shabani ka zgjedhur të mos rikandidojë sërish në postin drejtues. Ndërsa afati për aplikim është mbyllur më 16 tetor, shihet se kandidatët që garojnë për drejtorin e Galerisë Kombëtare kanë një karrierë të pasur artistike.
Helidon Haliti, është një nga piktorët më të talentuar të pas viteve ’90. Së fundmi ka qenë organizator i Bienales së Akuarelit në Tiranë Kandidati tjetër Kreshnik Xhiku, skulptor ka drejtuar fakultetin e Arteve Pamore për disa vite dhe ka qenë edhe dekan i Universitetit të Arteve në vitet ‘96. Njihet si autor i disa veprave monumentale.
Ndërsa Erzen Shkololli, artisti kosovar është bërë i njohur si autor e kurator i ekspozitave dhe bienaleve ndërkombëtare. Aktualisht ai është punësuar në Tiranë si kurator i COD në Kryeministri. Artur Çela ka qenë skulptor që ka emigruar prej vitesh ne Itali dhe është rikthyer në Shqipëri si biznesmen. Burime nga Ministria e Kulturës ende nuk e deklarojnë datën e shpalljes së drejtorit që do të zgjidhet nga këta konkurrentë.
[gallery]24331[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









