Si asnjëherë më parë gara për kreun e PD-së në Bulqizë po zhvillohet me tension dhe radhë të gjata që zgjasin prej më shumë se dy orësh. Burime për Report Tv thanë se deri në orën 16:00 kanë votuar 700 persona, ndërsa lista e përpiluar nga Komisioni i Rithemelimit përmban 2200 emra të anëtarësisë.
Lajmi kryesor:
'Rithemelimi' vijon zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD, momente tensionesh në Bulqizë! Anëtarët shtyhen me njëri-tjetrin, shkulin derën e kinemasë ku zhvillohej procesi










